VIDEO/ Tensione në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut

21:16, 06/07/2022
A+ Aa A-

Tensione te medha ne protesten qe po zhvillohet ne Shkup.

Sonte demonstruesit filluan me hedhjen e gurëve e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin ‘Skendebeu’.

Sipas informatave që vijnë në redaksinë e Klan M thuhet se protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Kujtojmë se Nën moton ‘Ultimatum – Jo faleminderit’ përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të ‘propozimit francez’ për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Demonstruesit sot kanë të paraparë të lëvizin nga Kuvendi në Qeveri, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco