Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

I doli emri te inceneratorët, flet djali i të moshuarës: Sa ishte gjallë jetoi me 117 mijë lekë të vjetra!

I doli emri te inceneratorët, flet djali i të moshuarës: Sa ishte gjallë jetoi me 117 mijë lekë të vjetra!

20:44, 06/07/2022
A+ Aa A-

Një tjetër histori e pabesueshme del në dritë nga skema e abuzimeve me inceneratorët.

ABCnews ka intervistuar djalin e familjes Serrmi, Marketin Serrmin, pasi emri i nënës së tij, Gjyste Serrmi, rezulton se gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, i janë shitur dy kompanitë ‘Elvis 03’ dhe ‘Frangaj Internacional’.

Djali i Gjyste Serrmit, e cila disa muaj pasi i ishin shiture kompanitë ka ndërruar jetë, tha se nënë e tij jetonte në varfëri, dhe se të ardhurat e saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.

Pjesë nga intervista:

A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë’.

Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.

Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.

Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.

Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë kryer sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco