Akil Kraja: 7 korriku do të mbledhë shqiptarët e çdo shtrese! Do t’i japim fund regjimit të Edi Ramës

19:58, 06/07/2022
A+ Aa A-

Shefi i Kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike Akil Kraja komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv protestën e thirur nga Sali Berisha më 7 korrik.

Kraja tha se qëllimi i kësaj proteste është mbledhja në një front unik e shqiptarëve të çdo shtrese për të protestuar kundër abuzimit të qeverisë.

Sipas Krajës kemi të bëjmë me një autokraci pasi Rama bën koncesione me 95-vjeçarë, do të legalizojë drogën dhe po shtyp qytetarët çdo ditë.

Ndër të tjera Kraja u shpreh se nesër më 7 korrik është fillimi i një kauze të re të përbashkët kombëtare për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës.

“Qëllimi i vetëm i protestës është të mbledhë në një front unik, shqiptarët e çdo shtrese, nëse vazhdojmë në llogore, përfiton vetëm ai në pushtet.

Bën koncesione me pensionistë 95-vjeçarë, do të legalizojë drogën, regjim ku qytetari shtypet në këtë formë, kemi të bëjmë me autokraci.

Nesër çdo qytetar duhet të jetë në shesh për t’i dhënë këtij presioni konsistent në jetët tona të përditshme.

Të gjithë po largohen, spitalet nuk ofrojnë shërbime. Nesër është fillimi i një kauze të re të përbashkët kombëtare për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës.”-tha Akil Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco