Skandali i zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, Balliu: Veliaj ka administratë monstruoze! Protestoni më 7 korrik

Skandali i zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, Balliu: Veliaj ka administratë monstruoze! Protestoni më 7 korrik

18:45, 06/07/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me skandalin e funksionarëve të Bashkisë Tiranë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm në varrezat e tufinës.

Klevis Balliu shkruan në rrjete sociale se administrata e Erion veliajt është monstruoze ndërsa theksoi edhe njëherë se qytetarët duhet të protestojnë nesër, në datën 7 korrik kundër vjedhjes qeveritare.

"Kjo është administrata më monstruoze. Ja deri ku shkon vjedhja e patronazhistëve të Ramës dhe Veliajt. Me 7 Korrik ora 7 të bashkohemi në një front kundër vjedhjeve të qeverisë."-shkruan Balliu.

Sa i përket arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nga këqyrja e aparateve celulare të personave të përfshirë në këtë skemë korrupsioni, dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj.

Po ashtu nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco