VIDEO/ Genc Burimi: 3 fitoret e Sali Berishës me protestën e nesërme

18:44, 06/07/2022
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Genc Burimi, duke folur në ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se protesta e nesërme do të konfirmojë 3 fitore të rëndësishme të Sali Berishës.

Duke folur në lidhje me faktorët që sollën publikimet e dokumenteve të aferës së inceneratorëve nga LSI-ja, Burimi u shpreh se nuk kanë rëndësi këto arsye, por a janë të vërteta ato që tregojnë.

‘S’ka rëndësi arsyet, se pse e shtynë LSI-në, por e rëndësishme është të tregojnë se çfarë po ndodh sot.

Kjo që po ndodh me këta është skandaloze.

Protesta, është si puna e një lufte, mirë që hyre, por si do dalësh. Në protestë duhet që të futet me lajtmotivin. Çfarë lajtmotivi do të ketë.

Unë mendoj se sot dialektika për Berishën është e mëposhtmja.

Berisha sot ka një fitore të 3 fishtë për konfirmuar:

Atë ndaj amerikanëve.

Atë ndaj tradhëtarëve të partisë dhe tu tregojë vendin.

Edhe ti tregojë LSI-së vendin. Me të vërtetë jemi dy parti në opozitë, por nuk mund të zëvendësojë buallin. Ilir Meta pas pak ditësh do të kalojë në krye të opozitës dhe do të kërkojë të jetë lideri i saj’, u shpreh gazetari Genc Burimi në SYRI TV. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco