Në panik nga protestuesit/ Rama rrethon Kryeministrinë me 1200 policë

Në panik nga protestuesit/ Rama rrethon Kryeministrinë me 1200 policë

18:21, 06/07/2022
A+ Aa A-

Edi Rama, prej disa ditësh bën lëvizje lehtësisht të diktueshme dhe që kanë një shkak konkret, protestën e qytetarëve në 7 korrik. 

Disa ditë me radhë uli çmimin e naftës. E rriti të martën për të treguar që s'kishte lidhje me protestën, por pak orë larg tubimit, e uli sërish. Dy vendime kontradiktore për 24 orë. E panatyrshme. 

Ka frikë dhe ndodhet në panik. 

Sot nxori ministrat që të komunikojnë vendimet e qeverisë. Dhe ndër vendimet ishte rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit. Vendim që është marrë pikërisht një ditë para protestës. 

Nxori edhe Komitetin Teknik të Ekspertëve që të njoftojnë rritjen e infektimeve. 

Po në funksion të zbehjes së protestës, Rama deklaroi se janë zbuluar rezerva të mëdha hidrokarburesh në Shqipëri nga kompania Shell dhe se me këtë jo vetëm merr fund fukarallëku, por do mbajmë me gaz e naft edhe Europën. 

Pra, në pak ditë Rama ka bërë pafund lëvizje të çrregullta dhe të gjitha lidhen me tubimin e opozitës pas disa orësh për vjedhjet qeveritare, rritjen abuzive të çmimeve apo dhe devijimin e interesit kombëtar drejt interesave serbe të Aleksandar Vuçiç, duke goditur Kosovën. 

Por frika e Ramës nuk ndalet me kaq. 

Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestën të enjten duke nisur nga ora 19:00 në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. 

Menjëherë është mësuar nga burime se në terren do të jenë 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.

Një pjesë e konsiderueshme e policëve do të mbajnë të rrethuar godinën e Kryeministrisë. 

Kryeministri po ndjen frikën nga protestuesit dhe ndoshta është hera e parë në këto 9 vite që opozita tremb seriozisht mazhorancë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco