Vokshi: Skandali i fundit duhet ta kishte rrëzuar Ramën. Në protestë do vijnë edhe socialistët!

Vokshi: Skandali i fundit duhet ta kishte rrëzuar Ramën. Në protestë do vijnë edhe socialistët!

18:10, 06/07/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Albana Vokshi, u shpreh në Task Force se skandali i inceneratorëve duhet ta kishte rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Vokshi tha se në protestë do të dalin edhe socialistët, ndërsa shtoi se nga takimet që ka zhvilluar në terren, qytetarët janë të shqetësuar për situatën ku ndodhet vendi.

Albana Vokshi: Skandali i fundit duhet ta kishte rrëzuar qeverinë. Me skandalin e fundit, me projektligjin e amnistisë fiskale, qartazi edi Rama po tenton të pastrojëe edhe këto para që i merr përmes inceneratorëve, apo PPP...kush është ai emigrant që ka fituar 2 mln euro të padeklaruara me punë të ndershme? Sollën aktin normativ, kompanive iu rimbursua me 30% fondi në kontratat e tyre, kanë shkuar sërish te klientët e qeverisë, te ato skemat me faturime. Ne kemi takuar socialistë që duan të vijnë në protestë. Kam takuar qytetarë, nesër do dalin në protestë sepse janë të ndërgjegjshëm që ekonomia, arsimi janë në rrezik.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco