Teliti: Prej 1 korrikut u shtua akciza për gazin, 6 lekë më shtrenjt! Protestoni më 7 korrik

17:15, 06/07/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv rritjen e çmimit të karburantit. Ai deklaroi se prej 1 korrikut ka hyrë në fuqi akciza për gazin ku paguhet 6 lekë më shtrenjt për litër.

Teliti i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë më datë 7 korrik kundër abuzimeve të kësaj qeveria e cila nuk mendon për qytetarët.

"Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi ligji, prej 6 ditësh kemi gazin për konsum familjar, konsum biznesesh, restorantet me dhjetëra në Shqipëri, e paguajnë çdo litër gazi 60 lekë të vjetra më shtrenjt. Kosto shtesë për qytetarët, kriza thellohet.

Karburandi ndryshon çmimi tre herë brenda ditës. Protestoj dhe i bëj thirrje të gjithëve që janë të pakënaqur nga kjo qeverisje, dil dhe protesto. Ne jemi këtu, në këmbë, dhe majft më me abuzime.”-deklaroi Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco