Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Amnistia fiskale/ Teliti: Qeveria do të legalizojë paratë e krimit të organizuar, i përdor për afera korruptive e vota

16:54, 06/07/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorian Teliti i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi çështjen e amnistisë fiskale.

Teliti është i mendimit se qeveria nuk kërkon të legalizojë paratë e emigrantëve, por do të legalizojë paratë e krimit të organizuar që i përdor për afera korruptive dhe për të blerë vota.

Më tej eksperti i ekonomisë u shpreh se amnistia fiskale do deformojë konkurrencën dhe bizneset e vogla.

"Nuk fokusohet te qytetari i thjeshtë, biznesi i vogël. Të flasim për amnisti 2 mln euro kur emigrantët na merren si etaloni që qeveria do të ndihmojë, kam punuar e studiuar jashtë, nuk ëndërroja shifra 2 mln eurosh për t’i pastruar, janë thjeshtë para të krimit të organizuar, që i përdor për aferat e veta, për të blerë vota.

Nuk duhet të harrojmë nivelin e lartë të korrupsionit, jemi një vend me korrupsion endemik. Këto para që qarkullojnë, qeveria për t’i bërë nder të afërmve, miqve e shokëve, po bën një manisti penale që i përjashton nga ndjekja penale për veprimet e kryera në të kaluarën.

Në një treg ku konkurrenca dobësohet, ata që e vuajnë të parët janë aktorët e ndershëm dhe të vegjël të tregut.

Nga veriu në jug, ka biznese të vogla, këto do dëmtohen. Pa i hyrë faktit që kanë paguar taksat një më një, çmimin e rritur të energjisë.

Na vijnë çuant e Londrës, paguani ju 7 për qind, katër herë më pak se një biznes i ndershëm, fusni paratë për të dëmtuar konkurrencën kundër bizneseve të ndershme.”-deklaroi Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco