Sekretari i PD pritet nga zyrtari grek: Bashkëpunim të ngushtë mes partive simotra në zgjedhjet e ardhshme

Sekretari i PD pritet nga zyrtari grek: Bashkëpunim të ngushtë mes partive simotra në zgjedhjet e ardhshme

16:20, 06/07/2022
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet e Disaporës dhe Emigracionit në PD, Indrit Hoxha është pritur në selinë e parlamentit grek nga Sekretari i Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zoti Anastasios Chatzivasileiou.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha thekson se është rënë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy partive simotra në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

Sot zhillova nje Takim zyrtar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou ne seline e parlamentit grek

Ne kete takim u diskutua dhe u ra dakord per nje bashkepunim me te ngushte dhe intensiv mes dy partive tona simotra Partise Demokratike te Shqiperise dhe Partise Demokracia e Re Greke.

E informova z. Chatzivasileiou per te gjitha zhvillimet e brendshme te Partise Demokratike duke i shprehur dhe falenderimet me te perzemrta te kryetarit te partise z.Berisha.

Rame dakort qe ne zgjedhjet e ardhshme si ne Greqi dhe ne Shqiperi te kemi nje bashkepunim dhe koordinim midis dy partive me strukturave tona.

Z. Anastasios CHatzivasileiou Sugjeroi qe Partia Demokratike e Shqiperise te jete flamurtare per integrimin europian te Shqiperise si nje parti e krijuar ne kete fryme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco