'Të merret në pyetje Erion Veliaj'/ Kryemadhi: Nëse funksionon SPAK-u ja kush përfundon në burg

'Të merret në pyetje Erion Veliaj'/ Kryemadhi: Nëse funksionon SPAK-u ja kush përfundon në burg

23:06, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bën thirrje SPAK-ut të marrë në pyetje Erion Veliajn për aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Në 'Open', Kryemadhi tregoi se kush janë ministrat dhe zyrtarët që rrezikojnë burgun, nëse SPAK do të funksionojë. 

Monika Kryemadhi: SPAK-u duhët të marrë në pyetje Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës të mos e mbajë çështjen në hetim paraprak. E dyta, SPAK-u duhët të thërrasë kompaninë në qoftë se nuk përgjigjet Klodian Zoto të shkojë në inceneratorin e Tiranës të verifikojë investimin që është bërë atje. Dhe nuk ka nevojë të shkojë. SPAK-u ka mundësi financiare për të marrë dron. Me dron e nxjerr volumin e punës. Sa beton ka, sa hekur ka, sa dhe ka.

E ke shumë të gjithë ministrat që kanë qenë pjesë e koncesioneve janë në kokërr të burgut nëse funksionon SPAK-u. Ministrat e rrugëve, të Energjetikës, të Mjedisit, të Financave, Drejtoria e Tatimeve. Kanë probleme të mëdhaja se kanë firmosur këta të gjithë. Ata që kanë bërë tenderime me punë publike, shkolla, spitale. Këto rrugët që shtrohen në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco