Mashtrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, vatra e zjarrit në Krujë ende aktive

Mashtrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, vatra e zjarrit në Krujë ende aktive

22:42, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një zjarr masiv që ka nisur prej mëngjesit të kësaj të marte ka shkrumbuar disa hektarë tokë në Krujë. Vatra e zjarrit është favorizuar nga era dhe ka avancuar edhe më shumë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar, por burime për Syri.Net bëjnë me dije se flakët janë ende aktive në Krujë.

Duket se kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur nga institucionet shtetërore, pasi për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetëm dy grupe zjarrfikësisht dhe askush tjetër.

Emergjencat Civile dhe institucionet e tjera të cilat duhet të ndërhyjnë, janë në gjumë letargjik ndërsa punën ua faturojnë vetëm zjarrfikësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco