Analisti: Raporti Rama-Vuçiç i çuditshëm në të gjitha nivelet! Po konkurrojnë BE-në me 'Open Balkan'

22:14, 05/07/2022
A+ Aa A-

Analisti Agon Hamza në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina për emisionin 'A Show' në Syri Tv komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’. Sipas tij kjo nismë është iniciativë kontradiktore me qëllimet e vetëpërcaktuara.

Hamza u shpreh se raporti mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është i çuditshëm në të gjitha nivelet.

"Nëse integrimi në BE ose përshpejtimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi përfundimtar i kësaj iniciative, përse duhet të ketë iniciativa paralele? Kontradikta në premisë e qëllime. Kaos i çuditshëm.

Sjellja dhe diskursi i Ramës, i sublimuar në disa sofizma se koha e konflikteve, armiqësive historike, i përcjell tek ne.

Këto sofizma janë në kontradiktë me realitetin. Serbia është fuqia hegjemonike në rajon, me aspirata të hapura shoviniste ndaj shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë. E pakuptueshme.

Nëse integrimi në BE është qëllimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor pse duhen krijuar mekanizma konkurrues ndaj BE-së siç është Ballkani i Hapur."-deklaroi Hamza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco