Inceneratorët/ Manjani: SPAK s’vepron! Drejtësia në ditën më të keqe, sistemi duhet bërë nga e para

21:23, 05/07/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në emisionin 'A Show' në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve.

Manjani tha se po shuhet ideja se drejtësia do bëhet pasi nuk ka vepruar ndaj aferave korruptive.

Sipas ish-ministrit SPAK dhe BKH nuk kanë vepruar dhe nuk e kanë ndjekur paranë që ka qarkulluar në mënyrë kriminale.

"Po shuhet ideja se drejtësia do bëhet. Ka marrë rrugën më të gabuar të mundshme. perceptimi popullor që gjykatës e prokurorë varen nga pushteti politik, është real.

Mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur. Drejtësia është në ditën më të keqe. Ky sistem nuk ekziston, duhet ndërtuar nga e para.

SPAK do marrë në hetim pleqtë dhe jo origjinën e parave. Ata që bënë këtë punë nuk i kap askush, as policia, as Interpoli.

Mos të jetë një ligj që nuk arrestohesh mbi 70 e ca vjeç, këta i fusin në burg ata. Të presim që punën e BKH-së ta bëjë LSI-ja, nuk kanë bërë as kaq gjë, lëvizjen e lekëve.

Çdo hetim sado i dobët të jetë, i pavarur apo i varur, abc-në e saj ka lëvizjen e parave. Pse e bëri LSI dhe jo BKH apo SPAK?

Pse e gjeti LSI që Klodian Zoto ka pastruar paratë me disa kompani dhe nuk e gjeti SPAK, pse?"-deklaroi Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku06/07/2022 10:24

Keni shume te drejte z. Manjani kur thoni se drejtesia shqiptare ka marre rrugen me te gabuar te mundeshme. Por mbas rrezimit te kesaj qeverie ( qe eshte gjithshka, por vetem qeveri nuk eshte), patjeter qe do te ndryshoje edhe drejtesia. N.q.s SPAKU i famshem qe na u krijua me buje te madhe dhe na u katandis si "kaposhi ne nje thele" do te merret me te moshuarit e gjore(te braktisur si nga familjaret ashtu edhe nga shoqeria), do te ishte nje turp dhe krim shume i madh! A po e sheh zonja ambasadore, greminen ku ka rene reforma ne drejtesi, e pro.ovuar dhe e drejtuar prej saj? Apo nuk ishte e vemendeshme sepse ishte e perqendruar e tera te "non gratta" e Z. Berisha?? I sheh ajo rezultatet katastrofike te reformes se saj ne drejtesine shqiptare?? Si mund te kete reforme ne drejtesine shqiptare kur z. Arben Kraja ka vazhdimisht ate shikim te trembur ne syte e tij, ne cdo dalje televizive? I bej thirje ta largoje friken( sepse edhe ai eshte i detyruar), dhe te jape shembullin duke u bere ai qe beri kthesen ne kete reforme te degjeneruar, akoma pa u permbysur ky regjim, sepse mbas renies se kesaj qeverie, ndryshimi rrenjesor ne reformen e drejtesise do te behet se sben!!

Shto koment

Denonco