Këlliçi: Sot në krye të PD-së është Berisha, asaj që themi i shkojmë në fund

Këlliçi: Sot në krye të PD-së është Berisha, asaj që themi i shkojmë në fund

21:08, 05/07/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, njëkohësisht edhe anëtarësi i kryesisë, Belind Këlliçi duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar edhe kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës të bërë sot nga selia blu.

Këlliçi u shpreh përballë Adi Krastës se sot, në krye të PD-së është Sali Berisha dhe do ti shkohet deri në fund, kërkesave që bëhen.

‘Unë e kuptoj që ai nuk shqetësohet, por edhe mund të kënaqet nga këto situata. Por sot është PD me në krye Sali Berishën. Kur PD e thotë një gjë, do ti shkojë deri në fund asaj që thotë.

Unë vetë isha sot në deklaratë publike, duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen pas daljes së 90-vjeçarëve që ishin biznesmenë. Sot doli edhe një tjetër zonjë, e cila jetonte edhe në shtëpinë e vëllait, pasi tërmeti i ishte prishur shtëpia. Asaj i ishte hequr edhe pensioni, pasi rezultonte që ishte biznesmene.

Rruga e Kombit ka sjellë me afër Kosovën dhe ka ndikuar shumë në ekonominë e vendit tonë. Ndërsa për inceneratorët, bëhet fjalë për një investim 430 milionë eurosh për një gjë fantazmë.

Në ditët dhe javët në vazhdim do të shikoni se, si janë prerë fatura, për punë të papaguara dhe gjithkush do ta kuptojë se drejtuesit e vërtetë të skemës janë Rama’, deklaroi gjatë intervistës së tij në ‘A Show’ Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco