VIDEO/ Këlliçi: Veliaj në rrjetën e drejtësisë për aferën e inceneratorëve

20:56, 05/07/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, njëkohësisht edhe anëtarësi i kryesisë, Belind Këlliçi duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se Erion Veliaj është ekzekutuesi i planeve të Edi Ramës në Tiranë.

Duke folur për aferën e inceneratorëve, Këlliçi është shprehur se ‘përditë po dalin dokumente që vërtetojnë se këta janë një grup kriminal me kokën Ramën dhe Veliajn’.

‘Edi Rama është arkitekti i gjithçkaje, por Erion Veliaj është zbatuesi’, theksoi Belind Këlliçi gjatë intervistës së tij në ‘A Show’.

‘Erion Veliaj ja doli të ‘internonte’ Belinda Ballukun nga Tirana dhe është shpallur si kryetar i PS-së në Tiranë.

Tani Veliaj është duke i dërguar mesazh Edi Ramës, duke i kërkuar që të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Ai nuk ka kimi me PS-në, por mundohet ti imponohet Ramës.

Erion Veliaj është i preferuari i Sorosit të vogël, Aleks Sorosi.

Betonizimin e Tiranës e ka bërë Veliaj në bashkëpunim me Edi Ramën. Ka shumë pakënaqësi për nivelin e jetesës në Tiranë. Ajri është i ndotur, qyteti është i pistë. Pa përmendur aferën e inceneratorëve, ku përditë po dalin dokumente që vërtetojnë se këta janë një grup kriminal me kokën Ramën dhe Veliajn.

Nëse drejtësia e re që u votua me 140 vota, do ti shkojë deri në gjysmë kësaj çështje, minimalisht bie në rrjetën e drejtësisë Erion Veliaj. Edi Rama është arkitekti i gjithçkaje, por Erion Veliaj është zbatuesi’, deklaroi gjatë intervistës së tij në ‘A Show’ Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco