Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Si skenar filmash’/ Djali i Thanas Çanit: Do ta ndjek ligjërisht çështjen

‘Si skenar filmash’/ Djali i Thanas Çanit: Do ta ndjek ligjërisht çështjen

20:07, 05/07/2022
A+ Aa A-

Thellohet akoma më shumë skandali i kompanive që u krijuan për evazion fiskal dhe bashkëpunonin me kompaninë e Inceneratorit të Tiranës.

Një ditë pasi 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi deklaroi publikisht se pranë saj ishin paraqitur persona për t’i kërkuar firmën, e cila më pas ishte përdorur për t’i ngarkuar tre kompani që kishin realizuar rreth 30 milionë dollarë xhiro vjetore, ABC kontaktoi me familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre.

Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se babai i tyre ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona dollarë nuk ka përfituar asnjë qindarkë.

‘Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite’.

Djali i pensionistit që u përfshi në skemën e kompanive që bashkëpunonin me inceneratorin e Tiranës thotë se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

‘Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend’.

Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan nga LSI, si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që siç ka rezultuar nuk kanë përfituar asgjë dhe shkresat për ta janë falsifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/07/2022 20:38

Duhet patjeter qe Grupet Polifonike te Jugut te Shqiperise te fillojne garen dhe konkurimin per kenget me te bukura per trimerite heroike te SPAK ne luften kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, kenge per Inceneratoret, kenge per Yuri Kim, per Sekretarin Blinken, per Escobar (jo ate te Columbise, por te SHBA). Patjeter edhe nje kenge te bukur per Reformen me te Suksesshme ne Drejtesine Shqiptare me fame boterore!!! Beni denoncime tek SPAK sa te doni dhe sa te ngopeni!! Te dencosh ne SPAK eshte njesoj sikur te denoncosh tek Edvin Kristaq Rama, dora vete!!! SPAK=RAMA=KRIM!! SPAK nuk vepron kurre, sepse eshte pjese aktive e kesaj organizate terroriste te strukturuar kriminale!! SPAK eshte nje nga strukturat e kesaj organizate dhe krahu me kriminal i saj!!! Akoma, o shqiptare, dyshoni per rolin kriminal qe SPAK-u i Kimetes po luan ne keto afera mafioze te narko-bandes "Rilindja"!! Po ti o socialist i ndershem, punetor, me dinjitet dhe me gjak shqiptari qe enderron te shkosh ne Evrope, a je dakord me keto afera terroriate mafioze qe kryebandit Edvin Kristaq Rama po ben ne emrin tend?? A te vjen keq ty o socialist i ndershem, qe partia jote eshte kthyer ne nje organizate kriminale dhe mafioze, si ato qe ke pare edhe neper filmat qe shfaqeshin ne kohen e komunizmit, per MAFIAN Siciliane, Kamorran napolitane dhe Ndrghetan??? A nuk te vjen keq se si po e katandis Atdheun ten, Shqiperine, kjo bande kriminale??? A nuk te vjen keq per endrrat e keputura ne mes te femijes tend, te nipit dhe mbeses tende? A je dakord ti, o socialist i ndershem, qe femija, nipi dhe mbesa jote te drogohen, te shesin droge dhe trupin per te jetuar dhe mbijetuar ne kete sketerre shqiptare???!!! Nese je vertete nje socialist i ndershem, me moral, me dinjitet dhe e do Shqiperine, eja ngrihu edhe ti!! PROTESTO EDHE TI!! PROTESTO SEPSE EDHE TI JESHQIPTAR!!

Shto koment

Denonco