Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nga Altin Goxhaj te Ilir Rusmali dhe këshilltari i Metës/ Dorëzohen në Kuvend 20 emrat për Avokatin e Popullit

Nga Altin Goxhaj te Ilir Rusmali dhe këshilltari i Metës/ Dorëzohen në Kuvend 20 emrat për Avokatin e Popullit

18:56, 05/07/2022
A+ Aa A-

20 kandidatë të fushave të ndryshme janë në garën për postin e Avokatit të Popullit. 

Emrat janë dorëzuar në Kuvend këtë të martë.  

Mes listës bie në sy rikandidimi i Erinda Ballancës, avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, apo edhe i këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.  

Emra të tjerë në garë janë ish-drejtori i Policisë Ahmet Prençi, pedagogia Jorida Rustemi, ish-kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi apo dhe avokatët Jordan Daci e Ledio Braho. 

Kuvendi do të zgjedhë me votim të mbyllur në seancë plenare, emrin e Avokatit të ri të Popullit, për një mandat 5-vjeçar.

Emrat e kandidatëve

Ahmet Prençi
Altin Goxhaj
Besim Ndregjoni
Bledar Dervishaj
Boriana Nikolla
Brikena Kasmi
Dorian Gjomarkaj
Drita Avdyli
Endri Papajorgji
Ermir Kapedani
Erinda Ballanca
Evis Fico
Ilirjan Rusmali
Jordan Daci
Jorida Rustemi
Laureta Roshi
Ledio Braho
Lefterije Luzi
Olta Aliaj
Sali Shehu

Sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 61 të Kushtetutës, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.

Gjithashtu, sipas nenit 3, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, kandidati për të qenë Avokat Populli duhet të plotësojë kriteret si më poshtë: 

a) të jetë shtetas shqiptar
b) të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit
c) të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale
ç) të mos jetë dënuar penalisht

d) të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Referuar nenit 10, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, Avokati i Popullit ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund të ushtrojë të drejtën si autor e mësimdhënës. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kuvendit, propozimi i çdo kandidature duhet të përmbante:

Kërkesë për shprehje interesi për pozicionin e Avokatit të Popullit;

CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati dhe fotokopje të kartës së identitetit;

Diplomën dhe listën e notave të përfundimit të arsimit të lartë;

Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të njohurive dhe veprimtarive të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 3

Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. 8. Formularin e deklarimit të papajtueshmërisë në përputhje me përcaktimet në nenet 3 dhe 10 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar;

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco