VIDEO-SYRI TV/ Të moshuarit pre e mashtrimit me inceneratorët, Rruzhdije Meta: Ne nuk kemi shtëpi, jo më biznese

18:49, 05/07/2022
A+ Aa A-

Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë padrejtësisht në evazionin gjigant financiar të inceneratorëve. Sipas dokumenteve figuron se çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 milionë euro evazion fiskal. Për SYRI TV, zonja Meta mohon njohjen me personat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Nga SYRI TV

E moshuara 90-vjeçare Haxhire Gurakuqi nuk është e vetmja pre e skemës gjigante financiare të inceneratorëve, ku dëmi i shkaktuar nga evazioni fiskal përllogaritet në 189 milionë dollarë.

Edhe çifti i të moshuarve Ruzhdije e Shkëlqim Meta, rezultojnë të jenë viktimë e kësaj skeme. SYRI TV ka arritur të kontaktojë me çiftin e të moshuarve, të cilët rezultojnë në kushte të vështira ekonomike, e për më tepër pa një shtëpi ku mund të strehohen.

Ruzhdije Meta pohoi se lajmin se ishte biznesmene që kishte blerë kompani që kishte kryer transaksione 30 milionë euro e kishte mësuar vetëm nga televizori, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Pro teksa çifti i të moshuarve, janë të detyruar nga kushtet ekonomike që të strehohen në shtëpinë e të afërmit të tyre, e në pamundësi për të ngrysur jetën, në dokumentet shtetërore rezultojnë biznesmenë të suksesshëm, të paktën sipas falsifikimit që iu ngarkoi atyre kompanitë me vlerë 30 milionë euro.

Nga ekstraktet e siguruara nga Qendra Kombëtar e Biznesit, rezulton se Ruzhdije e Shkëlqim Meta kanë blerë dhe më pas shitur aksione të kompanive "ELVIS-03 GROUP" dhe “ELVIS CO”. Shitjet në fjalë sipas dokumeteve të QKB, rezultojnë të kenë ndodhur në vitin 2020 (dokumenti 1 faqja 6).

Kompanitë janë regjistruar me adresë në Lezhë, Laç e Mamurras, teksa vazhdojnë të jenë aktive, por listuar me flamur të kuq. E për më tepër Ruzhdie Meta rezulton e punësuar dhe i janë paguar kontributet nga kompania ‘Elvis 03’ për periudhat janar gusht 2017 dhe në muajin janar 2020, që janë edhe periudhat kur janë kryer këto transaksione.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco