Nafta/ Aktivisti: Qeveritarët në Shqipëri, 'oksidentalistë' të mëdhenj me uri të pangopshme prej sheiku

Nafta/ Aktivisti: Qeveritarët në Shqipëri, 'oksidentalistë' të mëdhenj me uri të pangopshme prej sheiku

18:17, 05/07/2022
A+ Aa A-

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se në Shqipëri janë zbuluar rezerva të mëdha nafte nga kompania 'SHELL'. 

Pyetja që ngre Zaimi është nëse do të zbatohet modeli i monarkisë saudite apo modeli i monarkisë norvegjeze, në administrimin e kësaj pasurie. 

Qeveritarët në Shqipëri, shkruan Arbër Zaimi në llogarinë e tij në Facebook, "janë 'oksidentalistë' të mëdhenj, por me uri të pangopshme prej sheiku".

Postimi
Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, mbase janë zbuluar edhe të tjera, siç thotë Rama. Por a do të zbatohet modeli i monarkisë saudite (nafta i përket familjeve sunduese dhe mundëson luks të shfrenuar mes pabarazisë) apo modeli i monarkisë norvegjeze (nafta i përket publikut dhe pasuron çdo shtetas), për zhvillimin e kësaj pasurie publike? Jo po se “oksidentalistë” të mëdhenj i kemi qeveritarët në Shqipëri. “Oksidentalistë”, por me uri të pangopshme prej sheiku. Dakord, riedukimi i gazetarëve nuk ka arritur deri në pikën e atij Khashoggit të mjerë. Po as naftë nuk ka aq shumë sa atje, prandaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco