Çfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim?

Çfarë ndodhi që Holanda ndryshoi qëndrim?

17:05, 05/07/2022
A+ Aa A-

Tek dëgjon kryeministrin holandez, i cili në 2020, në Samitin e Sofjes, ishte kacafytur deri fizikisht me Liderin Ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor, pyetja lind - çfarë ndryshimi rrënjësor ka ndodhur në Shqipëri që Holanda ndryshoi qëndrim?  

Reformat?

A është ulur krimi ndër shqiptarë në Holandë?

A mos ndoshta historia e vajzës holandeze që la Holandën për të jetuar në Shqipëri plot diell e zbuti kryeministrin holandez, i cili duhet thenë, e shikonte gjithë adhurim Reformatorin?! 

Apo zbulimi i Shell i cili është financues 100% në bllokun 4 në Shpirag, sjell përfitime për Holandën? (Shell është kompania më  rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri).

Pyetje e veshtirë?

Aspak!

Mjafton t'i hedhim një sy historisë!

Historia mizorisht na kujton që Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studimet e huaja tregojnë se në  këmbim të kësaj pjesëmarrje, qeveria dha në vazhdim me koncension:  

1) tek  D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co,  33,642 hektarë për shfrytëzim ne zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.

2) 47,213 hektarë për shfrytëzim iu dhanë komapanisë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat.

3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte një ndër kompanitë që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun  për ndihmën italiane të vitit 1925.

(4)  Ferrovie dello Stato po ashtu kishte perfituar 116.825 hektare për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë.

(5) Nuk mungoi prania franceze përmes (Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.

Deri në vitin 1932, qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtese. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe ne vitin 1933 numri i koncesioneve u trefishua për "përkrahësit në arenën ndërkombëtare", në 15. 

Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, deri në atë kohë). 

Interesant është fakti që në vitin 1936 Italia llogariste si import të saj (pra si produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936, 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte rreth 470,000 ton.

E pra, historia na qesëndis! Uaaaaa po ne paskërkemi 100 vjet që drejtohemi nga lidera që me plot gojën mund të konsiderohen brand-e ndërkombëtare! Po, po strategë, që përkrahjen politike ndërkombëtare, të cilën e shesin si arritje të tyre e kanë blerë shtrenjtë, duke e shkëmbyer në tavolinat e bisedimeve pasurinë e shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët, në varfëri vrasin vëllai vëllanë për gardhin.

Fundja, drekë falas nuk ka! 

Si themi ne në këto raste? Faleminderit kryeministrit holandez për mbështetjen. Jemi të lumtur që ke mbetur i kënaqur me marrëveshjen i ndërsa këtij tonit "Marrsh nga ditët tona"! 

Le t'ja marrim një kënge që ju këndoftë zemra! 

Vetëm ju lutem jo më polifonike, se na e nxorrët polifoninë nga qejfi krejt! Si thoni për një me lahutë apo serenatë korcare? Edhe një jare shkodrane për holandezin nuk do ishte keq!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani07/07/2022 10:24

GENJESHTRA DHE PROPAGANDE E PACIPE!!! ------------------------------------------------------------------ Naftën në pusin Shpiragu-1 e ka zbuluar kompania amerikane Occidental Petroleum (OXY) në vitin 2001. (siç e pohon edhe vete AKBN: shorturl.at/ISU05) OXY e konsideroi zbulimin si jo-ekonomik dhe u largua nga Shqipëria... Pas kësaj, nafta në Shpirag u "zbulua" sërish nga kompania kanadeze Petromanas Energy, e cila në vitin 2013 shpalli që pusi Shpiragu-2 mund të prodhonte 250-300 m3/ditë naftë. (shorturl.at/hjMWX) Petromanas ia shiti Shell-it koncesionin e saj në Shqipëri dhe u largua edhe ajo nga Shqipëria... Së treti, "zbulimi" i naftes u rikonfirmua sërish nga Shell, në Maj 2019, pas shpimit të pusit Shpiragu-4, dhe Shell lajmëroi aksionerët e vet që: "Jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri". (shorturl.at/dlnT3) Ata që kanë pak memorje e kanë kuptuar që shpallja për herë të katërt e "zbulimit" të naftës në Shpirag, nga Rama dhe Balluku, është thjesht një gënjeshtër e pacipë dhe propagandë elektorale. Psssst... nga një burim konfidencial mësohet se nëse Shell nuk arrin të prodhojë sasinë e dëshiruar nga pusi i ri që po shpon (Shpiragu-5), siç ndodhi me Shpiragu-3 dhe Shpiragu-4, Shell do të largohet përfundimisht nga Shqipëria... por mos ia thoni Ramës se inatoset që e keni marrë vesh e ju merr me sy të keq...

Tani07/07/2022 10:14

GENJESHTRA DHE PROPAGANDE E PACIPE!!! Naftën në pusin Shpiragu-1 e ka zbuluar kompania amerikane Occidental Petroleum (OXY) në vitin 2001. (shorturl.at/ISU05) OXY e shpalli zbulimin si jo-ekonomik dhe pas pak kohe u largua nga Shqipëria. Kjo ndodhi sepse sasitë e shfrytëzueshme nuk ishin aq të mëdha sa të justifikonin investimin e mëtejshem dhe sepse në atë kohë qeveria amerikane lejoi kompanitë amerikane të ktheheshin në Libi. Pra, OXY braktisi investimet në Shqipëri për ato më fitimprurëse në koncesionet e saj në Libi. Pas kësaj, nafta në Shpirag u "zbulua" sërish nga kompania kanadeze Petromanas Energy, e cila në vitin 2013 shpalli që pusi Shpiragu-2 mund të prodhonte 250-300 m3/ditë naftë. (shorturl.at/hjMWX) Së fundi, zbulimi i naftes u rikonfirmua sërish nga Shell, në Maj 2019, pas shpimit të pusit Shpiragu-4, dhe Shell lajmëroi aksionerët e vet që: "Jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri". (shorturl.at/dlnT3) Ata që kanë pak memorje e kanë kuptuar që shpallja e zbulimit të naftës nga Rama dhe Balluku është thjesht një gënjeshtër e pacipë dhe propagandë elektorale.

E.G.05/07/2022 19:53

Një legjendë thotë se në thellësi shumë të madhe tokës shqiptare rrjedh një lumë nafte drejt Lindjes së Mesme... Ta ketë zbuluar KM-ja?!

Endri fuga shet b*then te rruga05/07/2022 17:52

Kam vite qe e them f*ck europe

Shto koment

Denonco