VIDEO-SYRI TV/ Rritet varfëria në Durrës, familjet blejnë me lista, bizneset: Po na dëmtojnë dhe ne

16:22, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kjo është fletorja, që shitësja e një dyqani ushqimor në Durrës mban për të shkruar emrat e qytetarëve që blejnë produkte pa paguar lekët.

Të intervistuar nga Syri Tv tregtarët bëjnë me dije se numri I personave që blenë me listë shtohet çdo ditë e më shumë.

Shkak i shtimit të listave në dyaqnet ushqimore në Durrës, është bërë varëfëria e familjeve në këtë qytet. Papunësia e lartë ka dhe rritja e çmimeve po ndikojnë negativisht edhe te pronarët e bizneseve.

Shumë nga pronarët e bizneseve të vogla në zonën e porto Romanos , Durrës, ankohen për mungesën e të ardhurave, sepse rënia e fuqisë blerëse dhe largimi masiv i banorëve të periferive jashtë vendit e ka bërë thuajse të pamundur për ta mbajtjen hapur të biznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco