Zjarret në Krujë/ PD, Kasmi: Të qëllimshme për të bërë ndërtime dhe koncesione korruptive

Zjarret në Krujë/ PD, Kasmi: Të qëllimshme për të bërë ndërtime dhe koncesione korruptive

15:58, 05/07/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike, me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi ka denoncuar si të qëllimshme zjarret që kanë rënë në malet e Krujës.

Sipas Kasmit, këto zjarre janë vendosur, që të shfrytëzohen më pas tokat e lëna pa pyje, për ndërtime, apo për të dhënë koncesione korruptive.

Deklaratë e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi:

Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën.

Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj.

Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone.

Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës.

Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm.

Eshtë e njëta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë.

Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës.

Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes.

Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve.

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit.

Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve.

Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco