Kryemadhi-Veliajt: Sqaro firmën tënde në dokumente, që ndryshoi fatin e një koncesioni të paligjshëm

Kryemadhi-Veliajt: Sqaro firmën tënde në dokumente, që ndryshoi fatin e një koncesioni të paligjshëm

15:23, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku i është kundërvënë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Kryemadhi tha se Veliaj duhet të sqarojë firmën e tij dhe se ku janë 128 milionë eurot për inceneratorin e Tiranës.

“Në kuadrin e përdorimit të uzurpimit dhe mashtrimit në mënyrë sistematike nga sekti i rilindjes që ka kapur ekonominë shqiptare dhe jetën e qytetarëve jam e detyruar të sqaroj mjaftistin e fundit z. Veliaj meqenëse kishte problem shumë të madh çështjen e rindërtimit, çështjen e pastrimit të Tiranës, kishte çështjen e shkollave të Tiranës. Po i them të sqarojë firmën e tij këtu, me firmë dhe vulë në emër të këshillit bashkiak të Tiranës që ka marrë një angazhim 30-vjeçar. Ky orator i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur angazhimi 30-vjeçar i bashkisë së Tiranës.

Të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën dhe ata i kërkuan Erion Veliaj të dalë të shpjegojë. A janë këtu 128 mln euro investim. SPAK është në provë për të verifikuar a janë aty 128 mln euro investim të kompanisë of-shore në Holandë”.

“I them oratorit mjaftist, që të përgjigjet dhe t’i kthejë shtëpitë banorëve të kombinatit. Të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë në SPAK. Me deklarata, me gara të vërtetat, me firmën e Veliajt në 27 mars të 2017-ës, me vulën e protokollit të bashkisë së Tiranës. Kaq për sot. Shihemi përsëri!”, tha kryetarja e LSI.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco