Me 7 korrik, qëndrestarët protestojnë/ Eja dhe ti, nuk je vetëm!

Me 7 korrik, qëndrestarët protestojnë/ Eja dhe ti, nuk je vetëm!

15:11, 05/07/2022
A+ Aa A-

Nga Donika Haxhia

Kam lexuar diku se në kohë krize, rritet numri i servilëve .

I quajmë ndryshe lëpirës dhe janë lehtësisht të identifikueshëm.

Janë frikacakë dhe të paaftë, të paaftë për të jetuar dinjitetshēm.

Kanë dinjitet vemjeje, për sa neveritshëm na paraqitet kjo e fundit.

Dhe sa shumë që janë o Zot!

Sa më të shumtë ata, aq më pak liri, aq mē pak të drejta.

Jetojnë skllavshëm brenda dhe jashtë orarit të punës, të gatshëm për të buzëqeshur me batutat e eprorit e për t’u bërë gaztori i vendit të parë për të.

Këta janë të punësuarit në shtet, skllevër të nivelit të parë, të dytë… në varësi të rrathëve të pushtetit. Sa më pranë fronit, aq më e madhe skllavëria e paradoksalisht, aq më e padhimbshme, prej pasurisë sigurisht.

Pastaj vijnë mjeranët, ata që “mbajnë lart” egon prej të pushtetshmi të kategorisë më lart.

Mjeranët nuk i përkasin asnjë niveli, ata janë pa nivel, janë gaztorët e rastësishëm , preja e kurdogjendshme e arrogancës së të gjitha niveleve. Për ta, dhimbja e skllavërimit është bërë rutinë, nuk u dhemb më …

Por më dhemb shumë mua .

Më dhemb tek i shoh të këndojnë për atë që u shtrëngon lakun rreth fytit, pēr ata që i përdorin si objekte të një loje të ndyrë.

“ Kur loja bëhet e rëndë, të fortët zbresin në fushë.”

Po, duhet !

Me 7 korrik, qëndrestarët protestojnë.

Eja dhe ti, nuk je vetëm!

* Mësuese me profesion dhe Kryetare e LDG-së

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco