'Të rinj, të reja, qytetarë të Vlorës, le të bashkohemi në protestën e e madhe të 7 korrikut kundër sektit në pushtet!'

'Të rinj, të reja, qytetarë të Vlorës, le të bashkohemi në protestën e e madhe të 7 korrikut kundër sektit në pushtet!'

13:23, 05/07/2022
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve në veçanti, të bashkohen më 7 korrik në sheshin e lirisë, në sheshin e përgjigjes rinore, nën idealin e lirisë, për të qënë të fortë dhe të sigurtë për të ardhmen.

“Kombi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik! – thuhet në dekleratë. - Mjerimi dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare!

Korrupsioni qeveritar dhe vjedhjet që s'po njohin limit, janë indikatorët dhe objektivat primare të sektit në pushtet.

Por më e dhimbshmja këto 9 vite, rreziku më i madh, alarmi më i madh për ne shqiptarët, për ne të rinjtë, është shpopullimi dhe largimet masive të karakterit biblik të të rinjve.

Sot përfaqësoj  çdo të ri dhe të re, zëri i të cilëve u shua, u mbyt dhe zgjidhja e vetme u mbeti valixhja drejt Perëndimit, drejt atyre vendeve ku shpresojnë të gjejnë atë që kërkonin dhe humbën në vendin e tyre.

Sot kemi të rinj që nuk shkollohen, jo se u mungojnë vullneti dhe dëshira, por se varfëria i detyron të punojnë dhe akoma më shumë, të largohen jashtë.

Në 9 vite, janë larguar mbi 500.000 shqiptarë, ku pjesa më e madhe janë të rinj, forca më vitale e këtij vendi.

Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim, kapitullon përpara së keqes. Përgjegjësi për këtë ka veç Rama dhe sekti i tij në pushtet!

Këto 9 vjet, shqiptarë që ikin e ikin nga vendi i tyre, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të mirë, për kushte më të mira pune, për shkollim e shëndetësi më të mirë, për drejtësi e barazi para ligjit.

9 vite politika antikombëtare e shpopulluese, 9 vite vrasje shprese për ne të rinjtë nga sekti në pushtet. Për 9 vjet, çdo ditë na jepet një arsye më shumë për t’u larguar. Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar! Rezistenca jonë e lirisë, e frymës së rinisë, do të jenë antidoti më i mirë për kombin, për Shqipërinë.

7 korriku le të jetë përgjigja jonë qëndrestare.

Protesta jonë do të tregojë se ne, të rinjtë, jemi mbrojtësit më të mëdhenj të çdo interesi kombëtar, jemi mbrojtësit e së drejtës, të së mirës të së ardhmes!

Të rinj, të reja, qytetarë të Vlorës, bashkëmoshatarë, studentë, le të bashkohemi në protestën e madhe të 7 korrikut, për të qënë një përgjigje e madhe qytetare ndaj sektit në pushtet.

Të bashkohemi në sheshin e lirisë, në sheshin e përgjigjes rinore, nën idealin e lirisë për të qënë të fortë dhe të sigurt për të ardhmen tonë.

Zoti e bekoftë rininë! Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati05/07/2022 13:46

Si mendoni o shqiptarë? Po sikur t'i ndajmë në dy grupe votuesit shqiptarë: votues pro Ramës dhe votues kundër Ramës, kush i ka të ardhurat mesatare më të larta? A mos vallë Rama ka ndërtuar pika karburanti vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama ka ndërtuar tregje, markete dhe supermarkete vetëm për votuesit e tij? A mos vallë Rama u ka rritur pensionet vetëm pensionistëve votues të tij? A mos vallë Rama u ka rritur rrogat vetëm mësuesve, policëve, mjekëve, infermjerëve, punonjësve të administratës dhe ushtarakëve, votues të tij? A mos vallë janë pajisur me kartat e studentëve vetëm studentët votues të tij? A mos vallë po kompensohen nga qeveria vetëm ata fermerë që janë votues të tij? A mos vallë kanë ujë, drita, rrugë, shkolla, kopshte dhe çerdhe fëmijësh, ambulanca dhe qendra shëndetësore vetëm ato zona, bashki, qytete, komuna, lagje dhe fshatra që janë votues të tij? A mos vallë diferencohemi ne në votues dhe jovotues të Ramës kur shkojmë nëpër spitale? A mos vallë janë të ndarë fëmijet tanë që kanë braktisur dhe po braktisin vendin çdo ditë, në votues pro Ramës dhe kundër Ramës? Rrogat dhe pensionet kanë mbetur ato që kishit 9 vite më parë, por me çmimet e 2-fishuara, të 3-fishuara dhe të 4-fishuara, llogaritini vetë se sa lekë u kanë mbetur në xhep?? Me të ardhurat që ke ti o shqiptar i ndershëm, a shkon dot 5 ditë me pushime në plazh???!! Sa lekë të kanë mbetur në xhep sot ty o shqiptar, që rri brenda në shtëpi, nuk del, nuk proteston, duk ulëret, por Ramën e voton dhe pastaj jetën e kalon vetëm duke u ankuar dhe duke qarë!!! A nuk jemi që të gjithë ne qytetarët shqiptarë bashkëvuajtës të këtij regjimi mafioz kriminal dhe hajdut?? A doni më arsye për t'u ngritur, për të rrëmbyer drurë, leva hekuri dhe gurë dhe për ta rrëzuar sa më parë këtë rregjim diktatorial, mafioz, hajdut, antipopullor dhe kriminal!! Apo ç'më duhet mua kjo punë??!! Na lini ore të vdesim rehat!!!!

Shto koment

Denonco