Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO-SYRI TV/ 1 milion euro në muaj për Zoton e arratisur, qeveria nxiti krizë të koordinuar për plehrat

12:33, 05/07/2022
A+ Aa A-

Bashkitë në vend i japin kompanisë së Klodian Zotos, 1 milion euro çdo muaj për depozitimin e mbetjeve. Edhe pse Zoto vijon të jetë i arratisur, dhe akuzohet për abuzim qindra miliona euro përmes inceneratorëve, kjo nuk i ka ndalur aspak institucionet publike që të furnizojnë llogaritë bankare të kompanive koncesionare

SYRI TV

Skandali gjigant financiar i inceneratorëve nuk i ka ndalur aspak institucionet publike që të furnizojnë llogaritë bankare të kompanive koncesionare me miliona euro çdo muaj.

“Syri Televizion” publikoi dje një intervistë ekskluzive me Haxhire Gurakuqin, të moshuarën 90-vjeçare që, pa dijeninë e saj, u zgjua një mëngjes si bose inceneratori, nëpërmjet një skeme mashtrimi dhe falsifikimesh nga persona të tjerë.

Të dhënat e publikuara nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të hënë, hodhën dritë mbi një skemë gjigante evazioni fiskal nëpërmjet kompanive private. Megjithatë, të dhënat dëshmojnë se abuzimi më i madh qëndron tek autoritetet shtetërore, me përfshirjen ose lejimin e tyre.

Në verën e vitit 2021, Durrësi, Shijaku dhe Kavaja u përfshinë në emergjencën mjedisore, pasi qeveria mbylli landfillin e Porto Romanos, pa siguruar më parë një alternative për depozitimin e mbetjeve. Tashmë, një vit pas krizës së koordinuar të plehrave, rezultati është qindra milionë lekë më shumë për koncesionarin privat të Sharrës dhe fatura më të kripura për qytetarët.

Njësitë e qeverisjes lokale u detyruan gjithashtu nga qeveria që të lidhin kontrata aspak favorizuese me kompaninë private të Sharrës, “Integrated Energy BV”.

Për të paguar kostot e depozitimit të mbetjeve, bashkitë u detyruan të shtojnë ndjeshëm tarifat e pastrimit për qytetarët dhe bizneset që gjenden në territorin e tyre.

Skema i siguron kompanisë me drejtor të parë Klodian Zoton fitim më së paku 1 milion euro në muaj vetëm për depozitimin e mbeturinave.

Gjatë muajit të kaluar, bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës kanë paguar koncesionarin e Sharrës plot 1.2 miliardë lekë të vjetra.

Në këtë shifër nuk llogariten fitimet e kompanisë “Integrated Energy BV” nga depozitimi i dherave prej kompanive të ndërtimit. Në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët u përmend se të ardhurat e koncesionarit nga depozitimi i dherave arrijnë në 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS05/07/2022 12:41

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË, QË EDHE ËSHTË VETËSHPALLUR SË FUNDMI NË HOLLANDË, SI NJËSHI NË BOTË NË LLOJIN E VET DHE SI KAMPIONI I BOTËS NË MARATONËN E ATHINËS, KU GARONTE VETËM AI, NA DOLI QË PASKA QENË MË IDIOTI, MË BUDALLAI, MË TRAPI, DHE MË SYLESHI I TË GJITHA KOHËRAVE DHE I TË GJITHË NJERËZIMIT QË KUR ZOTI KRIJOI NJERIUN E PARË MBI TOKË!! BILES, EDHE MË IDIOT SE SA DAMIANI. NA PASKAN DALË NJË ÇIFT PLEQSH 95-VJEÇARË, DHE UA PASKAN FUTUR QË TË GJITHËVE KËTYRE KËLYSHËVE TË KUQ, QË NGA KREU I QEVERISË, MINISTRAVE, KRYELËTYRËS SË BASHKISË TIRANË, SPAK, BKH, PROKURORISË SË PËRGJITHSHME, HETIMIT TATIMOR, POLICISË, OFL, DOGANAVE DHE ANTIKONDRABANDËS!! KY ÇIFT PLEQSH 95-VJEÇARË, QË ZOTI U DHËNTË SA MË SHUMË JETË, NA PASKAN BLERË ME KURSIMET E JETËS SË TYRE PËRRALLORE DHE ME TË ARDHURAT NGA SUPER-PENSIONET E TYRE FANTASTIKE, BIZNESIN E INCENERATORIT TË TIRANËS, ME SHUMËN 30 MILIONË DOLLARË!!! PO PSE NUK BLENË MË MIRË KËTA PENSIONISTË MILIARDERË, KOMBINATIN E PËRPUNIMIT TË THELLË TË NAFTËS NË BALLSH???!!!! ÇFARË IDIOTI DHE BUDALLAI KRYEMINISTËR QË PASKA SHQIPËRIA, QË DALIN DY PLEQ 95-VJEÇARË DHE IA HEDHIN SY PËR SY???!!! EDHE KUJT PRA, KËTIJ "IDIOTI" QË NUK KA GAZETARË NË BOTË QË IA HEDH SY PËR SY!!!! O SPAK, O NA HËNGËRSH MUTIN QË NË MËNGJES ME GARUZHDE FASULESH!!! PO NGRIHUNI O SHQIPTARË, TË MAJTË, TË DHJATHË, TË QENDRËS, TË VARUR DHE TË PAVARUR, NGA TË KATËRMBËDHJETË ANËT E SHQIPËRISË, PA DALLIME POLITIKE, RRACE, KRAHINE, PËRKATËSIE SOCIALE DHE INTELEKTUALE, BOLL FJETËT GJUMIN E VDEKJES, ZGJOHUNI DHE RRËMBENI DRURË DHE GURË DHE T'I RRËZONI SA MË PARË NGA PUSHTETI KËTA PUSHTA DHE MORRA TË KUQ KRIMINELË, HAJDUTË, MASKARENJ, NDYRËSIRA, HORRA DHE BANDITË, GJAKPIRËSA DHE VAMPIRË TË PASHPIRT, IMORALË DHE TË PA FE'!!!

Shto koment

Denonco