VIDEO-SYRI TV/ Rama: 'Shell' është afër një zbulimi të madh gazi e nafte në Shqipëri

12:25, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama bëri përpjekje për të bindur investitorët holandezë të bëjnë biznes në Shqipëri, gjatë një bashkëbisedimi me ta, në Hagë.  Rama u përpoq ta përshkruante Shqipërinë si një vend me klime biznesi shumë të  mirë, ndërkohë që dhjetëra investitorë të  huaj janë larguar nga Shqipëria.

Nga SYRI TV

Gjatë vizitës zyrtare në Hagë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim, me përfaqësues të biznesit holandez  që operojnë në Shqipëri dhe me investitorë potencial,  në përpjekje për t’i bindur se Shqipëria ofron  lehtësira fiskale dhe mundësi të mira për investitorët.  Rama u përpoq të përshkruante klimën e biznesit në Shqipëri si shumë të favorshme ndërkohë që në vitet e fundit, shumë biznese janë larguar nga Shqipëria. Dhe për ta ilustruar stabilitetin politik të vendit dhe lirinë e qytetarëve, kryeministri u ndal edhe te zhvillimi i protestave: 

“Dëgjo, Shqipëria ka një element specifik përtej stabilitetit apo jo politik. Është mikpritëse ndaj të huajve, të huajt që vijnë në Shqipëri, nga qytetarët normalë tek investuesit. Kemi protesta ndonjëherë, në 2 mijë metërshin katrorë përballë kryeministrit sepse jemi një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete. Por nuk çon kurrkund, është një element spazmatik i vendit tonë; ajo që po kalojmë me fermerët sot për sot do të quhej dhunë brutale, nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik apo për faktin që je i huaj. Ne kujdesemi mirë për të huajt.”

Gjatë bashkëbisedimit me investitorë,  Rama paralajmëroi se kompania SHELL është  afër një zbulimi të rëndësishëm, të gazit dhe naftës, që pritet të ndikojë të ardhmen energjitike të Shqipërisë: 

“Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shell-in.  Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.”

Më tej  kryeministri foli edhe për problemet në sistemin e drejtësisë, duke pranuar edhe kolapsin në  sistemin e drejtësisë: 

“Sistemi ynë i drejtësisë ka ende probleme, nuk është aty ku duhet. Kemi nisur një reformë që është në procesin e rindërtimit, Vettingu imponoi një pastrim, thuajse 60% të gjyqtarëve ekzistues, por vendet bosh nuk janë të lehta për tu përballuar apo për t’i zëvendësuar ato.”

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj. Ministrja e Financave ftoi  biznesmenët holandezë të investojnë në Shqipëri duke folur për statusin e investitorit strategjik, i cili  megjithëse u krijua për të  tërhequr biznese të huaja, po fitohet nga biznesmenë të afërt me  qeverinë  siç ishte rasti I  bashkëshortit  të ministres Olta Xhaccka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa05/07/2022 13:08

Shell- i më mirë të mos i zbulojë se pastaj ndjek fatin e atyre ekzistuese që shkuan për shel.

Barbarosa05/07/2022 13:08

Shell- i më mirë të mos i zbulojë se pastaj ndjek fatin e atyre ekzistuese që shkuan për shel.

Shto koment

Denonco