Lajmi i fundit

Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ Rritet çmimi i ujit në Elbasan, qytetarët: Po na ikin fëmijët në emigrim

12:17, 05/07/2022
A+ Aa A-

Rritja e çmimit të ujit me 50 lekë për metër kub ka irrituar qytetarët e Elbasanit.Të intervistuar nga SYRI TV, ata shprehen se jetesa në vendin tonë është e papërballueshme pasi rritja e çmimeve duket se nuk ka të ndalur në çdo sektor.

Nga SYRI TV

Qytetarët e Elbasanit që prej fillimi të muajit korrik kanë filluar të paguajnë 50 lekë më shumë për metër kub ujë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan të zhvilluar më datë 24 qershor nga ku mësohet se çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 14 përqind ose e thënë ndryshe me 50 lekë të reja.

Ky vendim ka irrituar qytetarët e Elbasanit të cilët të intervistuar nga SYRI TV theksojnë se jetesa në vend është e papërballueshme.

Të jetosh në vendin tonë është kthyer në një mision të pamundur pasi rritja e çmimeve të shportës ushqimore energjisë elektrike dhe karburantit është e papërballueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco