Takimi i Berishës me FRPD/ Muçollari: Ka ardhur momenti që të rinjtë të ndryshojnë konceptin mbi politikën

Takimi i Berishës me FRPD/ Muçollari: Ka ardhur momenti që të rinjtë të ndryshojnë konceptin mbi politikën

12:02, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët e Forumit Rinor të selisë blu, ku vlerësoi rolin e tyre në rithemelimin e Partisë Demokratike si dhe në përgatitjet për protestën e 7 korrikut.

I ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, për të folur më shumë rreth këtij takimi ishte Grigels Muçollari, sekretar i përgjithshëm i FRPD.

Ai ndër të tjera komentoi edhe protestën e gazetarëve, teksa u shpreh se ndonëse pak në numër, për tu vlereësuar ishte fakti se gazetarët pejsëmarrës ishin të rinj në moshë, pasi sipas tij, ka ardhur momenti që trë rinjtë të ndryshojnë konceptin mbi politikën dhe marrëdhënien e politikës me shoqërinë.

“Për fatin e keq gazetarët ishin pak por për fatin e mirë ishin të rinj. E them këtë sepse të rinjtë mbase ka ardhur momenti të ndryshojnë konceptin mbi politikën dhe marrëdhënien e politikës me shoqërinë, marrëdhënia e politikës me gazetarinë, me median, me biznesin, etj. Ajo çfarë ne po mundohemi në Partinë Demokratike sot, është koncepti i rithemelimit që përfshin gjithë shoqërinë dhe që shoqëria të rithemelohet, në marrëdhëniet e saj me vetveten dhe politikën është të vendoset në kushtet ne një shoqërie që proteston. E një shoqërie që nuk lejon të shkelet më, dhe që nuk i jep mundësinë as kryeministrit, madje as gjykatësit që ta shkelë atë.

Ajo duhet tënprotestojë dhe të ngrihet në nivele që të detyrojë çdo qeveri, çdo institucion fuqi plotë, që të bëjë hap pas për çdo vendimi korruptiv që shkel të drejtat themelore të njeriu” u shpreh Muçollari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni05/07/2022 12:24

Kur e zbuluhet se duhet luftuar per drejtesi

Shto koment

Denonco