Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Megaskandali i inceneratorëve/ Kryemadhi: Po të kishte drejtësi, Rama do ishte sot te Bllako

Megaskandali i inceneratorëve/ Kryemadhi: Po të kishte drejtësi, Rama do ishte sot te Bllako

11:50, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, doli sërish ditën e sotme në një deklaratë për mediat lidhur me mega-aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë çështjen, ndërsa shtoi se do të vijojnë të dërgojnë në SPAK dokumente të tjera që vërtetojnë këtë skandal.

Më tej ajo u është drejtuar kompanive të inceneratorëve, duke u thënë se fushëbeteja e tyre është në SPAK.

"Dezinformacione, mashtrime dhe shërbime në kuadër paniku. Zyra e shtypit e Ramës është futur në sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, për të nxitur sistemin e drejtësisë për të frenuar skemën korruptive.

Rama gënjeu në komisionin hetimor, megjithatë sapo u njoha me një deklaratë të një prej kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë… Kjo është një histori që SPAK do e zbardhë, nuk iu jap dot faturat deri sa të dorëzoj totalisht me qindra-mijëra fatura në SPAK. Po u nxjerr vetëm një nga faturat e një kompanie… që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 89 milionë lekë… Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal.

Ndaj të nderuar inceneratoristë, që merrni frymëzim nga Rama, fusha e beteja jonë është SPAK, ne jemi në SPAK, do vazhdojmë të dorëzojmë dokumente, SPAK të tregojë se është arbitë në drejtësi, Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura të marra nga buxheti i shtetit dhe të fusë në xhepat e tij për të blerë çdo gjë që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsionin.

Po të kishte drejtësi, Rama do ishte me Alqi Bllakon tani".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/07/2022 12:26

PO TË KISHTE VËRTETË NJË SISTEM DREJTËSIE TË PAKAPUR NGA NARKO-QEVERIA, PO TË MOS E KISHTE SHKATËRRUAR SHQIPËRINË BANDA SOROSIANO-AMRIKANE E AMBASADËS SË SHBA NË SHQIPËRI, SOT KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË DHE E GJITHË QEVERIA SHQIPTARE SË BASHKU ME ISH-MINISTRAT DHE KRYETARËT E BASHKIVE TË NARKO-BANDËS MAFIOZE "RILINDJA", DO TË ISHIN DËNUAR ME 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME. VETËM PËR NJË GJË TË JEMI TË SIGURTË QË TË GJITHË NE SHQIPTARËT SI BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË: ÇDO KOSTO, ÇDO ÇMIM DHE SE SA MILIONA EURO DO TË VIDHET NË ÇDO INVESTIM, NË ÇDO VEPËR RRUGORE APO NDËRTIMORE, NË ÇDO PPP, NË ÇDO TENDER, NË ÇDO KONÇENSION DHE SE SA DUHET TË JENË ÇMIMET E KARBURANTEVE DHE TË GAZIT, SA DO TË JENË PAGAT DHE PENSIONET NË SHQIPËRI, CAKTOHEN VETËM NGA AI, NGA AI HAJDUTI MË I GJATË NË BOTË ME PUSHTET DHE ME TË GJITHA MJETET SHTETËRORE!!! AS MOS E DISKUTONI DHE AS MOS FAJËSONI ASNJË TJETËR, SEPSE TË TJERËT JANË THJESHT FIRMËTARË, USHTARË DHE JESMENË PA BYTHË DHE PA SHTYLLË KURRIZORE TË CILËT I KA PËRLYER DERI TEK HUNDA ME MUTIN E VET, E NUK DALIN DOT SEPSE I KANË PRANGAT GATI!!! ATA AS NUK GUXOJNË QË NË NJË PËRBALLJE NORMALE ME GAZETARËT T'IU PËRGJIGJEN VETË PYETJEVE TË TYRE!! ATA AS NUK GUXOJNË QË TË DALIN MË NGA GROPA GJIGANDE E MUTIT, KU I KA ZHYTUR NARKO-SULLTAN-SATRAPI SOROSIANO-PUTINIST I SURRELIT!!! ATA DO TË PËRFUNDOJNË QË TË GJITHË TË DËNUAR ME NGA 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME, NDËRSA VETË BABLOKU QË GJITHMONË DEL I LARË NGA KËTO HAJDUTËRITË, DO TË TALLË BYTHËN, DO TË GAJASET DHE DO TË THOJË PUBLIKISHT: UNË NUK KAM PUNË ME ATA, FAJI DHE PËRGJEGJËSIA ËSHTË INDIVIDUALE!!! PO TË KISHTE VËRTETË DREJTËSI AMERIKANE SI E KIMETES NË SHBA, DHE JO SI E KIMETES NË SHQIPËRI, PO TË KISHTE DREJTËSI SI AJO NË FRANCË DHE JO SI DASH ME "NON-GRATA", TË GJITHË KËTYRE KRIMINELËVE DO T'JU ISHIN SHTYPUR KOQET FARE, DHE JO TË VAZDHDONIN AKOMA TA HIDHNIN SHURRËN PËRPJETË!! POR TË MOS BËHEN FARE MERAK SEPSE AJO DREJTËSI PO VJEN SHUMË MË SHPEJT NGA SA KËTA MAFIOZË TË QELBUR E KANË MENDUAR!

Shto koment

Denonco