Investitorët shqetësohen për sigurinë/ Rama: Kemi zbuluar gaz dhe naftë në sasi shumë të mëdha

Investitorët shqetësohen për sigurinë/ Rama: Kemi zbuluar gaz dhe naftë në sasi shumë të mëdha

11:07, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në vendin tonë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë dhe atë energjetike të Europës.

“Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që “Shell” po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës në nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Por investitorët holandezë shprehën shqetësim për sigurinë dhe stabilitetin në vend. Një biznesmen i bëri Ramës një pyetje specifike për këtë çështje.

‘Dëgjo, Shqipëria ka një element specifik, do të thoja përtej stabilitetit apo jo-stabilitetit ngushtësisht politik. Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj të huajve. Të huajt që vijnë në Shqipëri, marrin një trajtim shumë të veçantë. Shqipëria është më së shumti një vend, i cili është zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fortë mikpritje. Po, kemi protesta, jemi në një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe kryeministri vetë krijon shumë bezdi. Është një element spazmatik i jetës sonë. Duket si Holanda, mendoj se ajo që po kaloni me fermerët do të quhej dhunë brutale. Nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik pasi ne kujdesemi mirë me kompanitë e huaja. Kemi krijuar një skuadër të rripit të zi, e cila merret me një projekt të caktuar dhe bëhet zyra mbështetëse e kompanisë. Është kjo skuadër e rripit të zi, nëpunës civil të shtetit që bëjnë gjithçka për t’ju gjendur pranë kompanive, që të mos ndeshen me burokraci,’ tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco