Berisha: Mbështes Albin Kurtin! Refuzoi ‘Ballkanin e Hapur’ dhe mbrojti ‘Procesin e Berlinit’

22:11, 04/07/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili ka refuzuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe ka mbrojtur projektin europian për Ballkanin, ‘Procesin e Berlinit’.

Kreu i selsië blu theksoi se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka Kosovës pasi ka kryer gjenocid.

"Me refuzimin e Ballkanit të Hapur, Albin Kurti ka mbrojtur projektin europian për Ballkanin, Procesin e Berlinit.

Me vendimin që mori për targat dhe letërnjoftimet Kurti nuk bëri asgjë tjetër veçse veproi në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, vendosi standardin e barazisë mes dy vendeve.

Unë e mbështes plotësisht Albin Kurtin se nuk jam kurrë dakord dhe s’kam qenë dakord me shkëmbim territoresh.

Ata që mendojnë se Kosova i ka borxhe Serbisë, ata të pyesin veten mirë çfarë përfaqësojnë. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka borxhe të gjithanshme Kosovës, financiare, njerëzore, materiale, të gjithanshme.

 Serbia s'i ka kthyer borxhet Kosovës. Ka kryer genocid Serbia në Kosovë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco