VIDEO/ Studentja ekselente në takimin me Berishën: Në 7 korrik ora 10:00 diplomohem. Në orën 7 do jem në protestë!

VIDEO/ Studentja ekselente në takimin me Berishën: Në 7 korrik ora 10:00 diplomohem. Në orën 7 do jem në protestë!

21:57, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i PD Sali Berisha organizoi një takim me të rinjtë e FRPD këtë pasdite.

Një prej të rejave, Eva Metaj studente ekselence mori fjalën gjithashtu.  

Metaj tregoi edhe rastësinë e madhe, që dita e diplomimit të saj përkon me ditën e protestës, 7 Korrik. 

Ajo tha se në orën 10:00 ditën e enjte ka diplomimin dhe në orën 7 të pasdites do të jetë në protestë. 

"Tani më vajtën sytë tek kjo shprehja “mos thuaj ç’më duhet mua” dhe mu kujtua një thyënje e një filozofi të revolucionit francez të vitit 1848, i cili thoshte kur qytetari është pasiv demokracia e një vendi sëmuret. Dhe me thënë të drejtën demokracia në Shqipëri është sëmure dhe për këtë jemi fajtor të gjithë ne .Unë dua të flas diçka shkurt, për ironi të fatit ne datën 7 që është protesta në orën 10 të mëngjesit unë kam ditën e diplomimit, unë diplomohem si një studente ekselence me mesatare 10, ndërsa pasdite në orën 19:00 do jem në shesh për të protestuar. Doktor, teksa e them këtë me thënë të drejtën ndihem edhe keq...se nëse do isha studente ekselente në një vend tjeter të botës, atë ditë do kisha 1001 arsye për të festuar por tek unë është e kundërta , unë kam 1001 arsye për të protestuar. Duke qenë se kam studiuar gjithë vitet e mia ‘Letërsi’ kam lexuar Migjenin , Mjedën, Fishtën dhe e kam dashuruar edhe më shumë Shqipërinë duke lexuar, dhe tani më vjen në mendje që Migjeni thoshte ‘Qeshu rini se bota është e jotja’ por këta na i kanë marrë dhe botën dhe rininë. E vetmja shpresë doktor jeni ju kur keni marrë inisiativën për të bërë Foltore në çdo qytet të Shqipërisë dhe unë kam qenë me ju në çdo qytet të Shqipërisë", u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco