‘Do rrëzojmë Ramën’/ Berisha: Partia Demokratike do vijë në pushtet vetëm përmes votës së lirë

21:37, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se e vetmja porosi që ka për ‘7 korrikun’, është pjesëmarrja masive.

Nëse masiviteti në protestë mungon, Berisha tha se asgjë nuk e pengon arritjen e qëllimit, rrëzimin e qeverisë.

Ndër të tjera Berisha tha se do të largojnë Ramën dhe Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm përmes votës së lirë.

“Pjesëmarrje masive për të shprehur mbështetjen ndaj këtij fillimi të ri të stinës së protestave për rrëzimin e kësaj qeverie. S’ka votë me Edi Ramën.

Nëse them se ky duhet të largohet, nuk them kurrë që PD duhet të vijë në pushtet pa votë, ka vetëm një qëllim, rikthimin e votës së lirë. Rikthehemi me votë, në asnjë mënyrë tjetër.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco