Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ 'Njerëz pranë Bashës përfituan nga inceneratorët'! Berisha: Të ndëshkohen! Nga viti 2014...

21:15, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live në Syri Tv akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët. 

Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit. 

Lideri i opozitës kujtoi pengesat që io shkaktonte PD-ja, Abi Malltezit në denoncimin e aferës që sot e kësaj dite ka dalë në dritën e diellit. 

Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës...

Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt. 

Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar...

Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco