Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'30 mln € nga inceneratorët'/ Gazetari plas 'bombën': Thanas Çani kushëri i parë me ministrin e akuzuar për aferën

'30 mln € nga inceneratorët'/ Gazetari plas 'bombën': Thanas Çani kushëri i parë me ministrin e akuzuar për aferën

20:31, 04/07/2022
A+ Aa A-

Afera e inceneratorëve nuk ka të mbaruar. 

Çdo ditë dalin në dritën e vërtetës fakte tronditëse lidhur me atë që njihet tashmë si afera e shekullit. 

Plot 430 mln euro i janë zhvatur buxhetit të shtetit nga inceneratorët dhe kompanitë fantazmë që janë krijuar më pas. 

Gazetari Basir Çollaku, ka publikuar të dhëna të reja lidhur me skandalin e denoncuar më herët ku në emër të të moshuarit, Thanas Çani dhe 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi figuronte një biznes me vlerë 30 milionë dollarë në Lezhë.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, e moshuara tha se nuk kishte asnjë dijeni. Ajo jeton në azilin e të moshuarve në Tiranë dhe të ardhura të vetme ka pensionin. 

Çollaku tha se Thanas Çani ishte kushëriri i parë i njërit prej ministrave të akuzuar, për historinë e inceneratorëve. Më tej, gazetari nuk ka përmendur emër konkret të ministrit në fjalë.

Postimi
Ky Thanas Çani 30 milione eurosh mos e merrni si anonim
Njeri nga ministrat e shumerendësishem te akuzuar ne kete historine e inceneratoreve e ka kusheri te pare. Kusheri te Pare. Me afer se Tahiri Habilajt qe i kishte te Dyte…
SPAK e di se kush eshte. Por na bie partia thes..

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco