Financial Times: Vetëm droga nuk po njeh inflacion, ja çfarë po bën mafia shqiptare

Financial Times: Vetëm droga nuk po njeh inflacion, ja çfarë po bën mafia shqiptare

20:33, 04/07/2022
A+ Aa A-

Gazeta e njohur Financial Times, shkruan sot se vetëm droga nuk po e ndjen peshën e inflacionit.

“Edhe normat historikisht të larta të inflacionit, që ndikojnë në ekonominë informale të Europës, nuk do të çojnë domosdoshmërisht në çmime më të larta për substancat ilegale si MDMA, kokaina dhe heroina,” shkruan gazeta e famshme në një analizë.

Teodora Groshkova, analistja kryesore shkencore e Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë ndaj Drogës, thotë se çmimet e rrugës për shumicën e drogave në masë të madhe kanë mbetur të qëndrueshme me kalimin e kohës.

Edhe skimpflacioni, kur furnitorët ulin cilësinë e mallrave që shesin për të reflektuar kostot e inputeve nuk ka filluar ende.

“Çdo ndryshim në tregun e gjerë zakonisht reflektohet në pastërtinë e mallit. Por deri më tani, fuqia e produkteve të kanabisit dhe pastërtia e drogave të tjera të paligjshme po rritet ose minimalisht po mbetet e njejtë,” tha ajo.

Por si është e mundur që organizatat kriminale ia kanë dalë deri më tani të shmangin presionet inflacioniste?

Në kushtet e globalizimit, integrimi horizontal mund të jetë përgjigja, shkruan gazeta. Ajo sjell shembullin e një bande shqiptare, që së fundmi ndërmori hapin e pazakontë për të marrë kontrollin edhe mbi importin, edhe mbi shpërndarjen e kokainës. Normalisht importuesit punojnë veçmas nga tregtarët me shumicë dhe tregtarët e rrugës.

Duke cituar një analizë të agjencisë së drogës së BE dhe Europol, Financial Times shkruan:

“Duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Europën. Kokaina u kontrabanda përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei chi’en”.

“Bosët e karteleve duket se kanë lexuar Rikardon e tyre. Globalizimi- gjoja në tërheqje diku tjetër- është i gjallë dhe mjaft aktiv kur bëhet fjalë për drogat ilegale,” shkruan Financial Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco