Paradoksi/ Gazetarët protestojnë para derës së tij, Rama flet për vlerat e BE-së nga Holanda

19:45, 04/07/2022
A+ Aa A-

Gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë sot në protestë përpara kryeministrisë në mbështetje të gazetarit Klevin Muka, i cili u dënua nga kryeministri Edi Rama që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.

“Zoti kryeministër, çfarë pyetje t’ju bëjmë”, është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.

Me banderola në duar dhe me mbylljen e gojës si simbolikë, gazetarët kërkojnë lirinë e fjalës së tyre dhe pavarësi në profesionin që ushtrojnë çdo ditë në terren.

"Sot kryeministri Rama ndodhet në Holandë, për të diskutuar ndër të tjera edhe të ardhmen e Shqiperisë në Bashkimin Evropian, por e çmojme të arsyeshme t’i rikujtojmë Ramës dhe kujtdo që guxon të ndalojë fjalën e lirë, se Evropa bazohet në vlera të ngulitura fort në gjenezën e saj, e një ndër këto vlera të pakompromista e të padiskutueshme është liria e medias dhe e shtypit," thanë gazetarët protestues.

"Ne e dimë se media shqiptare ka shumë probleme të brendshme, që ne duhet të merremi me to, të gjithë bashkë si komunitet gazetarësh, por nuk mund të lejojmë dhe të pranojmë që një udhëheqës kushdo qoftë ai, të na tregojë vijat e kuqe, pasi ne besojmë fort tek vetërregullimi".

Por në mënyrë paradoksale, teksa gazetarët po protestonin te dera e kryeministrisë dhe Shqipëria ka shënuar një rënie pikiatë në lirinë e medias, Edi Rama po fliste për vlerat e BE-së në krah të kryeministrit holandez, Mark Rutte.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh këtu. Pres edhe darkën me Mark për ditëlindjen time. Ai është më i ri, por ka më shumë përvojë. Dua të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën. Për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë, që ishte nervozues njëfarë kohe, derisa e kuptua çfarë ishte. Përmes një programi të quajtur Matra që ka bërë ndryshimin në çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Kuptuam që Holanda ishte serioze për kriticizmin e saj. Nga ana tjetër falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco