Berisha: Në datën 7 korrik zbres në shesh, qëllimi i vetëm për të rrëzuar monizmin e Ramës

19:30, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Kreu i selsië blu tha se më datë 7 korrik do të dalë në protestë me qëllimin e vetëm për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të dalë nga monizmi.

"Zbresim më 7 korrik në shesh. Zbres me qëllimin më të vendosur për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi, në rrafshin politik.

Monizmi e liria, monizmi dhe demokracia janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Monizmi nuk pranon lirinë, nuk pranon demokracinë.

Ky zotëri që sot qeveris duke vjedhur me firmat e tij, me mafien e tij po iu ofron ju vetëm kanabisin, paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës, për mohimin e lirive.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco