Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës off shore! Rama truri i skemës korruptive, ja hapat si ka vepruar

18:12, 04/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv skandalin me aferën korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi tha se prej 9 muajsh kemi të bëjmë me një evazion fiskal.

Sipas saj, me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, hapeshin kompanitë, merreshin paratë dhe më pas këto kompani mbylleshin.

Për inceneratorin e Tiranë Kryemadhi tha se inceneratori i Tiranës është offshore, ndërsa si trurin e skemës korruptive dhe fshejes së gjurmëve, akuzon kryeministrin Edi Rama.

"Korrupsioni i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, hapeshin kompani, merreshin paratë, tërhiqeshin nga bankat e nivelit të dytë, mbylleshin kompanitë. Flagrante.

Sa i përket kësaj skeme, shumë më e vështirë, janë parë qindra miëjra fatura që janë analizuar. Inceneratori i Tiranës, është off shore.

Duket që pas inceneratorit të Elbasanit e Fierit, Rama është bërë truri i skemës financiare, për të menaxhuar e fshehur gjurmët e këtij operacioni financiar për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

Unë jam e sigurt që koka e truri financiar i kësaj skeme, jo vetëm të evazionit fiskal dhe përdorimit të fondeve publike të buxhetit të shtetit, por është edhe truri i pastrimit të parave të drogës që përmes kompanive fiktive, kanë futur para të pisëta jashtë Shqipërisë.”-tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco