Mali i Zi në krizë?/ Nika: Abazoviç ka përballë marrëveshjen me kishën serbe dhe Ballkanin e Hapur

17:24, 04/07/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, analisti Faik Nika ka hedhur dritë nëse qeveria e Abazoviç është në krizë.

Nika ka theksuar qe qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç ka dy çështje themelore për të zgjidhur si marrëveshja me kishën ortodokse serbe dhe qëndrimi për nismën e Ballkanit të Hapur.

Sipas Nikës është ende herët për ta vlerësuar nëse është një krizë e thellë pasi janë disa iniciativa që ende qarkullojnë dhe drafti i marrëveshjes themelore me kishën ortodokse serbe ende është në formë drafti dhe të gjitha palët mendojnë se duhet të ketë një marrëveshje me kishën ortodokse serbe siç kanë me të gjitha përfaqësitë e tjera fetare por se çfarë do të përmbajë marrëveshja aty qëndron edhe pika ku janë përplasjet më të forta dhe kënvështrimet e ndryshme.

Nika: Pa mbështetjen e deputetëve të partisë së Presidentit aktual të Malit të Zi Gjykanoviç vështirë se mund të ketë shumicë. Pa pëlqimin e zotit Gjykanoviç lidhur me marrëveshjen me kishën ortodokse serbe unë nuk mendoj se mund të ketë marrëveshje dhe po të ketë marrëveshje do të cënojnë rënien e mënjëhershme të qeverisë. Janë disa tema të nxehta që mund ta cënojnë shumë shpejt stabilitetin e kësaj qeverie të sapoformuar.

Është çështja themelore e një marrëveshje me kishën ortodokse serbe dhe po ashtu qëndrimi i kryeministrit për Ballkanin Hapur pasi ka debate të forta pasi janë dy rryma pro dhe kundër kësaj nisme.

Ende është herët për ta vlerësuar nëse është një krizë e thellë pasi janë disa iniciativa që ende qarkullojnë dhe drafti i marrëveshjes themelore me kishën ortodokse serbe ende është në formë drafti dhe të gjitha palët mendojnë se duhet të ketë një marrëveshje me kishën ortodokse serbe siç kanë me të gjitha përfaqësitë e tjera fetare por se çfarë do të përmbajë marrëveshja aty qëndron edhe pika ku janë përplasjet më të forta dhe kënvështrimet e ndryshme.

Realisht janë pretendimet e kishës ortodokse serbe për pronësi të caktuara fetare por edhe pronat e ndryshme brenda Malit të Zi. Shumica e elitës të Malit të Zi e kundërshtojnë këtë pretendim të kishës ortodokse serbe pasi pretendojnë se mund të jenë bërë edhe manipulime të regjistrave kadastral të pronës ku pretendon kisha serbe.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco