EKSKLUZIVE/ Rrëfehet 90-vjeçarja që iu faturuan miliona euro nga inceneratorët: Ja e vërteta

17:17, 04/07/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga afera korruptive e inceneratorëve. Ishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila denoncoi sot fakte të reja, ku tha se disa kompani së bashku kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash ndërsa përmendi edhe një çift të moshuarish, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi të cilët kanë rënë pre e mashtrimit dhe rezultojnë me pasuri marramendëse si përfitues të parave të inceneratorëve.

E moshuara Haxhire Gurakuqi, në një rrëfim ekskluziv për Syri Tv tha se mbi 20 vite ka jetuar me qira ndërsa prej 2 vitesh jeton në azil dhe aty e lë të gjithë pensionin. Sa i përket 5 milionë eurove, e moshuara tha se nuk ia ka idenë fare dhe s’di asgjë për inceneratorët as se si funksionojnë.

Gurakuqi deklaroi se dy djem i kanë shkuar në azil dhe i janë prezantuar si zyrtarë të prokurorisë dhe i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë të cilat i ishin bllokuar. Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

Zonja Haxhire Gurakuqi sa vjeç jeni ju?

Jam Haxhire Gurakuçi,me moshë 89 vjeç domethënë 90 vjeç. 90 jam.

Ku jetoni tani?

Edhe unë që kur martova djalin u ndava nga nusja, se nuk donte dhe djali....

Patët probleme familjare?

Poo, tani e kuptoi dhe djali që e donte nëna më shumë se sa nusja, megjithatë s’ka shumë rëndësi , unë 20 vjet me qira kam kaluar aq mirë kudo që kam shkuar kam qenë në krye të tavolinës së tyre. Më dinin njeri të shtëpisë.

Ju vetëm një djalë keni?

Një djalë ...dhe burri më ka vdekur. Kështu që unë u detyrova të rri me qira , 20 e ca vjet me qira kam kaluar aq mirë...

Ju ishit bashkë me nusen dhe djalin, apo ishit vetëm?

Po po vetëm .

Kur u martua djali filluan problemet dhe pastaj keni ardhur këtu?

Pastaj u ndamë, djali në vete, unë në vete.

Ku ju sollën pastaj?

Në Laprakë me qira, qiranë e paguaja , kështu që kalova shume mirë që dhe me ira, kudo që shkoja më donin më respektonin. Ra tërmeti, shembi shtëpitë edhe dola në rrugë. Njëherë për njëherë kërkova shtëpi sociale, nuk më dhanë sepse kërkonin një dokument nga i zoti shtëpisë, ai nuk e jepte se kishte frikë se i vinin tatimet dhe unë ngela. Pastaj ju drejtova bashkisë për shtepi dhe nuk më dhanë. Një në bashki, e kisha timen u detyrua që mori këtë në telefon, njiheshin. E mori në telefon dhe i tha: A e pranon me kaq lekë? Po, do ta pranoj tha ai me meqë qenka në rrugë se është njeri me zemër të madhe, kështu është nevrik por është njeri me zemër të madhe, jo për mua por për të gjithë. Edhe ... erdhëm këtu kam ardhur vetë me të pyetur, erdha këtu e takova, më pranoi me gjithë shpirt. Atë natë nuk erdha , erdha të nesërmen këtu, e kaloj aq mirë... mirëpo më përpara dola në rrugë, nuk kisha, me 160 mijë. Kështu që ajo drejtoresha ime, drejtoresha e shkollës, duke parë gjendjen time ju bëri thirrje nxënësve, se unë kam filluar që në 63-in atje në shkollë. Ju drejtua nxënësve të shkollës dhe matura e 73-shit u përgjgij dhe mu bënë gati 1 milion. Unë futa 600 e ca mijë lekë të vjetra në arkë.

600 e ca mijë lekë të vjetra?

Ee, se s’kisha ku t’i mbaja ,se dy ditë që i mbajta i kam futur në dhe,  se atje ku flija unë, ishte një shtëpi që kishte vetëm kolonat, pa derë pa dritare, pa drita, asnjë gjë.

Edhe atje vetëm jetonit?

Po vetëm edhe atje. Ai thoshte unë të futa rrobat, nuk të futa ty, se kam frikë se vdes dhe duhet të përgjigjem. Unë futesha fshehurazi aty, që flija tek banesa e tij.

Kjo ishte banesa në Laprakë apo jo?

Ajo ishte banesë në ndërtim e sipër, në Laprakë , po.

Pas kësaj u shemb nga tërmeti, ju mbetët jashtë, u interesuat në bashki derisa gjetët këtë qendër ku jeni tani?

Po.

Nuk ju ndihmoi as bashkia?

Jo jo nuk më ndihmoi. Më ndihmoi vetëm kjo gruaja që mori këtë në telefon dhe kjo më pranoi, e falenderoj nga zemra. T’i rrojnë fëmijët!

Ju prej sa kohësh jetoni në këtë azil?

Si?

Prej sa kohësh jetoni në këtë azil?

Këtu kam dy vjet e gjysmë.

Pra, që kur ka rënë tërmeti?

Po, që kur ra tërmeti. Kalojmë mirë.

Këtu paguani diçka?

Po po, paguaj komplet pensionin.

Pra, aktualisht, të ardhurat tuaja të vetme janë vetëm nga pensioni?

Po vetëm pensioni. Mirëpo, shkoj të marr lekët se 1600 nuk ka te privati moj çupë . Shkoj atje nxjerr dokumentat ai dhe më tha “Ua , ty t’i ka bllokuar ajo, dreqi , tatimet”. I thashë: Pse ? Ai më tha se je debitore .Pse jam debitore?- i thashë unë . Ai tha: Se ti ke biznes atje në Laç, në Lezhë. Unë se di as nga bie Lezha. Kështu e di nga veriu, por nuk kam shkuar ndonjëherë kurrë.

Ju çfarë lekësh po kërkonit aty? Ato kursimet tuaja?

Kërkoja lekët e mia, të merrja lekët. 600 mijë lekë të vjetra do i merrja dhe të paguaja çdo muaj. Domethënë të paktën të paguaja 200 mijë.

Ju thanë se jeni bisnesmene e suksesshme, e madhe, me inceneratorë...

Kur më erdhën këta të nesërmen dhe më thanë kështu-kështu, ju thash rrini rehat, mos tallni se më vjen keq ça më thoni por unë s’jam bërë për tu tallur. Kam qenë korrekte.

Por çfarë të kanë bërë, si të kanë gjetur?

Nuk e di, kanë gjeur passaportën, por passaportën e marrin dhe atje ku dalim në fotografi neve , na i mbajnë që shkojmë atje në gjendje civile, dhe paguajnë ato një sasi lekësh.

Ku e keni dorëzuar ju passaportën?

Në Laprakë.

Ku ke dyshime ti?

Por unë atë passaportën nuk e di ku e kam bërë, nuk e di, nuk më bie ndërmend.

Ke dyshime tek dikush?

Jo jo nuk kam dyshime unë , nuk kam se .... edhe kur shikoj unë ‘uaaa’ i thash . Megjithëse unë e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar ato.  Thashë ‘oj gra ikni mos më ashtu’, mos më tallni se nuk... Shkoj te ai i bankës dhe i them që: Dëgjo këtu, mua s’më ngelet gjë tjetër vetëm të ju hedh ju në gjyq se ju mi keni bllokuar lekët. Por tha na kanë urdhëruar. Por i thashë: A pritni urdhër ju nga të tjerët tashi? Çfare urdhri prisni ju? I thashë. Ai le të shikojë se sa biznesmene jam unë. Unë s’di çdo të thotë (qesh). Çfarë është di, por jo se...

Ju figuroni me 5 milion euro dhe figuroni si biznesmene e këtyre kompanive

Por unë nuk e di çfarë shitet, nuk di gjë çfarë shitet atje...

Bëhet fjalë për inceneratorët. Keni dëgjuar ndonjëherë dhe e dini se si funksionojnë inceneratorët, përpunimi i mbetjeve...

Jo jo, nuk di asnjë gjë.

Nuk di fare se si funksionon?

Jo jo, moj po unë nuk di Lezhën. Më beson që unë nuk kam shkuar në Lezhë? Nuk kam shkuar. Se di.

Kompanitë ‘Lumi 06’, ‘Sopotonia’’Koleci 2003’ të thonë diçka? Këto kompani i kë dëgjuar ndonjëherë?

Jo jo, vetëm që më treguan ato dokumentet.

Po zonjën Lumturie Murati e njeh? Si emër...

Nuk e njoh, nuk e njoh.

Nuk e njeh?

As ata çunat nuk i njoh.

Nëse të tregoj këtë foto, që është zonja Lumturie, e njeh?

Jo, nuk e njoh.

Nuk e takuar ndonjëherë?

Anjëherë moj nënë asnjëherë

Ndërkohë, kompania e kësaj zonje pasi ka kryer evazionin fiskal është shitur tek ju, figuron që e keni blerë ju.

(Qesh,  ku ta çoja unë në këtë moshë, unë pres ditën të vdes, të iki moj bijë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompaninë ‘Sopotonia’, është Ervis Ndou dhe Kreshnik Ymerja, po këto emra i njihni?

Nuk i njoh fare.

Artur Xhulin?

Jo jo, asnjë nga ata çunat.

Nuk të thonë asgjë këto emra dhe këto kompani fare?

Jo jo jo.

Po Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë emrat më të lakuar për inceneratorë.

Jo nuk i njoh , fare. Jo jo nuk njoh asnjë nga ato moj nënë.

Të kanë dhënë diçka për të firmosur? Të kujtohet të kesh firmosur në ndonjë dokument? Ke firmosur diku?

Jo, dokument më kanë ardhur këtu ... dy djem dhe më thanë: Ne vijm nga prokuroria.

Të kanë ardhur këtu në azil?

Po po , ka qenë dhe drejtori prezent dhe tha që ‘jemi të prokurorisë , kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar ty ata’. Nuk thanë ata që ishin...

Të dhanë diçka për të firmosur?

Eeee.

Të dhanë para në këmbim për të firmosur diçka?

Jo jo.

Po ju zonja Haxhire, keni lexuar përpara se të firmosni apo thjeshtë keni pasur besim dhe keni vënë firmën?

Jo unë, domethënë meqë ishin të prokurorisë këto... unë i besova , ishin të prokurorisë.

Edhe firmosët?

Po atë, gjë tjetër nuk kam firmosur asgjëkundi fare.

Ata ju premtuan se nëse do të firmosni atëherë do t’ju jepet mundësia të merrnit kursimet tuaja?

Po ishte dhe drejtori aty. Biles drejtori më bëri një shenjë, por unë nuk e kuptova në atë moment. Se nuk ja hodha sytë.

Çfarë shenje?

Një shenjë që ‘mos’.

Mos e firmos?

Eeee...Po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë kështu...

Ju e kishit firmosur në atë moment?

Si? Po.

Keni dyshime se mund të kenë qenë këto dy persona që jua kanë bërë këtë?

Ee, dy persona ishin.

Keni dyshime se ato mund t’ju keni përfshirë ne këtë?

Tani kam, meqë këto e kanë përdor firmën time si ashtu, kam dyshim tani sepse këto...

Si kanë arritur ë të gjejnë? Sepse ti nuk është se ke qenë shumë e njohur, nuk je marrë më herët me biznes, si të kanë gjetur?

Po ku e di unë e shkreta, nuk e di. Në bazë të pasaportave e bëjnë këtë. Në bazë të pasaportave, marrin pasaportat, japin lekët dhe bëjnë..

Çfarë profesioni keni pasur më herët zonja Haxhire?

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet. Kam punuar në shkollën e mesme të minierave 30 vjet edhe vitet e tjera nëpër spitale.

Në çfarë qyteti keni jetuar, përveç Laprakës që thatë në fund, në çfarë zonash të tjera keni jetuar?

Unë kam punuar në Përrenjas. Në Përrenjas 30 e ca vjet , kam punuar në Prrenjas në shkollën e mesme të minierave, gjeologji, Përrenjas.

Si erdhët në Tiranë?

U martua djali dhe erdha pas tij, unë shikoj të moshuarit këtu që janë gëzuar që kanë lindur fëmijë edhe i kanë sjellë këtu.

Ju më thatë që emrat që përmendëm pak më parë nuk i njihni, po me ndonjë ministër të qeverisë, keni pasur kontakte, njihni ndonjë?

Po jo moj nënë, asnjë nga ata nuk njoh.

Ju po thoni që e gjitha kjo që ju është bërë është një mashtrim, apo jo?

Mashtrim moj nënë, hajdutët.

Pasi e keni firmosur si përfundim a keni arritur të merrni kursimet tuaja?

Jo, asgjë.

Përveç pensionit, a ju ndihmon dikush që t’ju sjellë të ardhura?

Vetëm shoqëria më sjellin lekë, i ruaj si sytë e ballit.

Vijnë ju takojnë fizikisht?

Vijnë më takojnë këtu, pak ditë më parë ishin katër shoqe që kanë qenë mësuese.

Nëse dikush do ju niste lekë me bankë, ju nuk do keni mundësi ti merrni?

Drejtori i bankës me tha se po të thonë ato, atëherë, ne të lajmërojmë me shkresë, s’kanë lajmëruar gjë.

Ju ka ardhur dikush të ju thotë se keni detyrime të biznesit, tatime?

Jo, asnjë.

Si e keni pritur kur e morët vesh që me letra figuroni një aksionere kaq e madhe, një biznesmene?

Me letra unë e mora vesh që aty kur vajta të marr letrat.

Ju aty e morët vesh për herë të parë, si reaguat?

U nervozova në atë moment, më shoqëronin dy shoqe. Madje ata filluan të talleshin me mua: Ne kemi kaq vjet bashkë dhe s’na ke treguar që ke biznes....

Ju keni pasur vetëm 600 mijë lek të vjetra kursime dhe asnjë të ardhur tjetër, apo jo?

Jo asnjë të ardhur tjetër.

Po pensionin, vazhdoni ta merrni akoma ?

Po, në kohën e tërmetit kisha 160 mijë lek të vjetra, tani nuk e di nëse është shtuar.

Po tani, e keni marrë pensionin?

Jo, e  merr drejtori i azilit. Jetoj me ato që më sjell shoqëria.

A ndiheni keq që keni rënë pre e këtij mashtrimi?

 Sigurisht, çdo natë e mendoj këtë. Çdo natë mendoj dhe them: O Zot, merr hak për këtë, nuk i kam  borxh njeriu.

Po të shkosh në Përrenjas të pyesësh për mua, si të flasin...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco