Erion Dasho: Sistemi shëndetësor në pikën kritike! Rilindja po e vjedh deri në qindarkën e fundit

Erion Dasho: Sistemi shëndetësor në pikën kritike! Rilindja po e vjedh deri në qindarkën e fundit

22:17, 02/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës.

Mes pjesëmarrësve në këtë takim ishte edhe mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho, i cili deklaroi se sistemi shëndetësor në vendin tonë gjatë 9 viteve të qeverisjes së Rilindjes ka prekur fundin.

“Titullin domethënës së takimit të sotëm për shpëtimin e Shqipërisë do ta shfrytëzoj për atë që di të bëj më mirë, për shpëtimin e shëndetësisë.

Mesazhi kryesor është se shëndetësia ka arritur në pikën kritike, ku nevojitet riformatimi. Në 9 vitet e Rilindjes shëndetësia ka prekur realisht fundin.

Kryesorja është që popullata nuk ka më besim te sistemi shëndetësor, sepse ndryshe nga vendet e tjera që kanë në qendër pacientin, sistemi shëndetësor shqiptar ka në qendër oligarkët, ka në qendër kryeministri, të cilët po e vjedhin deri në qindarkën e fundit”, deklaroi mjeku Dasho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco