Kam arritur sukseset e mia personale – ama sytë dhe zemrën e kam gjithnjë nga Shqipëria, çdo ditë, pa përjashtim!

Kam arritur sukseset e mia personale – ama sytë dhe zemrën e kam gjithnjë nga Shqipëria, çdo ditë, pa përjashtim!

22:02, 02/07/2022
A+ Aa A-

Nga Daniel Nikolla

Unë quhem Daniel Nikolla dhe jam një profesionist në fushën e marketingut në Britaninë eMadhe. Si qindra e mijëra të rinj të tjere dhe unë kam arritur sukseset e mia personale – ama sytë dhe zemrën e kam gjithnjë nga Shqipëria, çdo ditë, pa përjashtim. 

Besoj që të gjithë do bien dakord që këtu flasim si ambasadorët më të mirë të vendit e jo vetëm si profesionistë në fusha të ndryshme. 

Të flasësh si një anëtar i Diasporës, të duhen orë e mbase ditë të tëra, ama unë doja të prekja 2 fenomenet, ate të brain-drain dhe brain-gain.

Shqipëria keto 20-30 vjet ka shkolluar mbi 200.000 të rinj në perëndim dhe botë që sot janë ekspertët më të mirë në fushat e tyre. Në botën e dixhitalizimit që jetojmë, nuk ka rëndësi se nga ku e praktikojmë zanatin tonë apo ku i kemi selitë e kompanive.

Bota e profesionistëve shqiptarë në fushën e shërbimeve, mund të jenë ‘’kolonizuesit’’ e ekonomisë globale për Shqipërinë, që duke sjellë procesimet e aktivitetit të tyre në Shqipëri mund të punësojnë dhjetëra, mijëra të rinj.

Me rroga shumë të mira duke jetuar në Shqipëri, e me treg të garantuar, sepse ne jemi vetëm një pikë ujë në oqeanin e ekonomisë globale prej mbi 100 trilion dollarësh.

Prandaj z. Berisha, ju kërkoj që të keni 3 prioritete si pjesë e një premtimi të kërkuar përsa më sipër, sepse ky do të ishte një nga premtimet më konkrete, në mos më konkreti që do sillte zhvillim dhe bollëk në jetën e shqiptarëve.

Të rinjtë shqiptarë janë të mprehtë, të mirë shkolluar, me sens artistik shumë të zhvilluar, dhe me një mprehtësi të jashtëzakonshme në numra e teknologji.

Pra, 1, do eksportonim shërbime serioze, duke importuar punë, projekte masive.

Ne i kemi bërë sakrificat tona prej dekadash për të qenë këta që jemi dhe na rreh zemra për t'i sjellë në Shqipëri. Puna është që duhet të ekzistojë një politikë mbarëkombëtare e BRAIN GAIN!

Me brain gain, nuk flas vetëm për administratë, sepse të them të vërtetën nuk është aspak joshëse për ata entrepreneurs më të zotë, të cilët nuk punojnë për rrogën, por për sfidë arritjesh të mëtejshme dhe zhvillim të një tregu të lirë!

Pika 2, unë personalisht propozoj që të gjithë individët që kontribojnë me eksport në ekonominë shqiptare te mbeshteten, te pakten me politika dashamirese (ato qe quhen tax breaks) nga insitucionet dhe jo me represion dhe skepticizëm siç po ndodh sot.

Pika 3, identifikimi dhe afrimi me patjetër i të rinjve shumë të suksesshëm, duke ndjekur shembullin mjaft të mirë të Kosovës – ku kanë identifikuar dhe startupe e kompani që arrijnë deri në nivelin unicorn.

Duke ju falenderuar për mundësinë e bisedës, ju uroj suksese në punën tuaj të mëtejshme dhe i bashkohem ftesës së Opozitës për të gjithë qytetarët e Shqipërisë në vend e diasporë për t'ju bashkuar protestës kombëtare në datën 7 korrik, në orën 7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco