Berisha: Stambolli kërkon të na emërojë kreun e KMSH, kjo gjë s’do të ndodhë

22:09, 02/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim online me shqiptarët e diasporës deklaroi se tashmë kanë krijuar frontin për shpëtimin e Shqipërisë, front i cili do vazhdojë të shtrihet e të zgjerohet edhe në diasporë.

Kreu i selisë blu tha se Rama ka mbështetëse jo vetëm Beogradin dhe George Soros, por edhe Stambollin. Berisha tha se këta të fundit kërkojnë të na emërojnë kreun e KMSH, gjë të cilën kreu i PD-së tha se s’do ndodhë.

"Siç e dini kemi krijuar frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky fron do vazhdojë të shtrihet dhe zgjerohet në diasporë dhe emigracion.

S'është betejë e lehtë. Qeveria e Ramës ka mbështetje Beogradin. E vërteta është edhe Stambollin pasi kërkohet të na emërohet kreu i KMSH, çka nuk do të ndodhë. Mbështetja kryesore e tij është George Soros.

Shqipëria de fakto është republikë e tij, e Sorosit. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të sponsorizuara prej tij janë leva të PS. Në vend që të shërbejë si kanal frymëmarrës për demokracinë, bëjnë të kundërtën e saj.

Ky multimiliarder krijoi pas largimit të PD nga pushteti të ashtuquajturin tru të reformës në drejtësi, e vendosi në kontroll të plotë të ekzekutivit drejtësinë shqiptare."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco