Berisha: Me Ballkanin e Hapur, Vuçiç synon ndarjen e Kosovës! Rama avokat i presidentit serb

21:20, 02/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi, gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës, nismën ‘Ballkani i Hapur’ të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.

Berisha tha se Vuçiç synon përmes këtij projekti, të ndajë Kosovën. 

Berisha tha se Rama bën avokatinë e presidentit serb në forumet ndërkombëtare ku merr pjesë, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Kosovën. 

Kreu i PD premtoi se një nga marrëveshjet e para të qeverisë së ardhshme do të jetë ajo për shtetësinë me Kosovën.

“Prapa projektit të ‘Ballkanit të Hapur’, Aleksandar Vuçiç nuk synon gjë tjetër veçse zhvlerësimin progresiv të Kosovës dhe së fundmi siç ishte në projekt, ndryshimi i kufijve, ndarja e saj, natyrisht kryekëput në favor të Beogradit. Pikërisht në funksion të kësaj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës.

Në funksion të kësaj është qëndrimi i Edi Ramës në samitet ndërkombëtare ku mbron haptazi Beogradin he nuk shqipton një fjalë për Kosovën. Ndërkombëtarët e kanë problem të madh që Aleksandar Vuçiç nuk pranon të zbatojë sanksionet kundër Rusisë, Edi Rama bëhet avokat i tij në samite duke u thënë mos i bëni presion Serbisë sepse 80% e popullit serb e konsideron Putinin hero të vërtetë. Sikur qeveria gjermane, e SHBA, franceze, britanike të mos e dinë këtë rezultat të opinionit në Beograd.

Dhe Shqipëria nuk do të pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si të një shteti të barabartë midis të barabartëve në Ballkan.

Së dyti, Shqipëria një nga marrëveshja e parë që do të firmosë me Kosovën do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi.

Së treti, Shqipëria do lobojë për Kosovën për njohje sa më të mëdha ndërkombëtare. Dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare dhe organizmat e OKB, për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë. Këto do të jenë qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj Kosovës”", tha Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco