Ekskluzive/ SMS-ja e Ramës që largoi Bashën dhe ministrat e PS-së nga festa e SHBA-së

Ekskluzive/ SMS-ja e Ramës që largoi Bashën dhe ministrat e PS-së nga festa e SHBA-së

20:45, 02/07/2022
A+ Aa A-

Në ambasadën e SHBA-së në Tiranë u zhvillua ceremonia me rastin e 4 korrikut, që përkon me 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në festën e organizuar nga ambasada amerikane ishin të pranishëm presidenti Ilir Meta, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e disa emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.  

Ndërkaq, ambasadorja Yuri Kim mesa duket kishte vetëm presidentin Meta për të mbajtur fjalimin përshëndetës dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama.  

Syri.net mëson nga burime të besueshme se kreu i qeverisë u ka dërguar një mesazh ministrave socialistë që të largohen nga festa.

Ministrat dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i janë bindur SMS-së së Ramës. 

Por bashkë me ta janë larguar edhe Lulzim Basha me Enkelejd Alibeaj, të cilët siç duket kanë marrë SMS-në njësoj si ministrat socialistë. 

Pas afro 10 minutash, në festën e Ambasadës Amerikane kanë mbetur vetëm Yuri Kim me Metën dhe disa të ftuar që nuk kishin lidhje me qeverinë.

Madje, edhe Basha i është bindur Ramës, duke u larguar së bashku me socialistët nga ceremonia e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco