Berisha: Dramë, 3300 lindje më pak! Po rrisim fëmijë për emigracion

20:22, 02/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës.

Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

Ai theksoi se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.

“Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco