'2 Korriku'/ Meta: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

'2 Korriku'/ Meta: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

10:13, 02/07/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot atë që ndodhi në 2 korrik 1990 në Shqipëri, kur qytetarët u dyndën dhe çanë muret në ambasadat e huaja, për të nisur eksodin pas daljes nga diktatura e egër komuniste.  

Meta shpreh mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë, “që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm”.

“Liria ndërtohet mbi guximin”, shkruan Meta teksa thekson se “koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”

POSTIMI I PLOTE

LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!

Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco